Mund të tingëllojë e çuditshme por shijimi i një ushqimi është tërësisht në ‘duart’ e stomakut. Mënyra se si stomaku përballet me një ushqim të caktuar ndikon shumë në preferencën ushqimore në të ardhmen.
Sistemi tretës është tejet delikat e duhet trajtuar mirë. Më poshtë është lista me ushqime që janë të buta e miqësore me sistemin tretës.
Kosi

Shumë njerëz janë të ndjeshëm nga produkteve të bulmetit. Në vend të tyre mund të konsumoni kos të bërë nga qumështi i bajames.
Kosi me fruta mund të ketë më shumë fibër që për njerëzit me stomak të brishtë, është disi problematike.
Banania
Banania përmban kalium, një mineral që del me forcë nga organizmi në rastet e diaresë apo të vjellave. Bananet e sapo pjekura janë shumë të mira për stomakun. Ato që kanë njolla në lëkurë kanë më shumë sheqer dhe deri në 3 gramë fibër.
Pureja e mollës
Pureja e mollës të cilën mund ta bëni vetë në shtëpi është një ushqim i butë dhe delikat.
Supa me perime
Kjo supë e ngrohtë furnizon organizmin me elektrolitet e humbura si pasojë e diaresë apo të vjellave. Lëngu i mishit apo kockave është shumë i mirë për rastet e urthit, të përzierat, ulçerën dhe të vjellat.
Frutat dhe perimet me pak fibër
Shalqini, pjepri, nektarinat, pjeshkët, kumbullat, kungujt, kastraveci pa fara ose lëkurë, avokado, spinaqi, karrotat, panxhari, kungulli, shpargu dhe patëllxhani janë disa prej ushqimeve që janë të mira për stomakun.
Komente

