Ushqimet me vitaminë A, pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Ushqimet me vitaminë A, pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit.

Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i imunitetit, organet, rritja dhe zhvillimi dhe mbarëvajtja e shtatzanisë. Ekspertët rekomandojnë që burrat të konsumojnë një sasi prej 900 mikrogramësh të vitaminës A në ditë.

Gratë rekomandohen të marrin 700 mikrogramë ndërsa fëmijët dhe adoleshentët të marrin 300 deri në 600 mikrogramë vitaminë A në ditë.

Vlerat më të rëndësishme të vitaminës A

Vitamina A është thelbësore për ruajtjen e shëndetit të syve. Ajo është e nevojshme për të konvertuar dritën që bie në kontakt me sytë në një sinjal elektrik që i dërgohet trurit. Në fakt, një nga simptomat e para të mungesës së vitaminës A, mund të jetë verbëria e natës.

Kjo ndodh rëndom tek njerëzit që kanë mungesa të kësaj vitamine, duke qenë se ajo është përbërës kryesor i një pigmenti që gjendet tek retina e syrit. Ky pigment është tepër i ndjeshëm ndaj dritës.

Njerzit që vuajnë nga verbëria e natës, shohin mjaft mirë gjatë ditës. Por në errësirë, sytë e tyre sforcohen shumë për të parë.

Rrezik më i ulët ndaj sëmundjeve tumorale

Sëmundje si tumori shfaqen në momentin që qelizat e dëmshme rriten ose shpërndahen në mënyrë të pakontrollueshme.

Duke qenë se vitamina A luan një rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin qelizor, ajo mund të jetë një faktor në rrezikun e prekjes nga sëmundjet e këqija. Disa studime kanë zbuluar se sasitë e mëdha të vitaminës A në formën e beta karotenit, ulin rrezikun e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat.

Për një sistem të shëndetshëm imunitar

Vitamina A luan një rol thelbësor në mekanizmat mbrojtës të organizmit. Ajo është përgjegjëse për shtresat mbrojtëse të syve, mushkërive dhe stomakut.

Kjo vitaminë është e përfshirë edhe në prodhimin dhe funksionin e rruazave të bardha të gjakut. Ato pastrojnë gjakun nga bakteret dhe patogjenët e tjerë.

Për këtë arsye, mungesa e vitaminës A, mund ta bëjë individin një shënjestër më të lehtë të infeksioneve dhe vështirësojë shërimin.

Ku gjendet vitamina A

Vitaminën A e merrni edhe si suplement në farmaci, por mund ta gjeni edhe në ushqime të caktuara. Ushqimet ku mund ta gjeni: Pjepri, patatet e ëmbla, karrotat, spinaqi, drithërat e pasuruara. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë