'Produkte të ndaluara në vende të BE-së futen në Shqipëri', PD: Manderinat me pesticide mund të jenë ende në tregun tonë

'Produkte të ndaluara në vende të BE-së futen në Shqipëri', PD: Manderinat me pesticide mund të jenë ende në tregun tonë

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari, tha se produkte të ndaluara në vende të BE-së futen në Shqipëri. Në një deklaratë për media, ditën e sotme ai përmendi edhe ngarkesat e mëdha me mandarina që janë kthyer mbrapsht nga disa vende të BE për të cilat tha se duhet të merrreshin masa nga AKU

Me gjithë shqetësimet e ngritura, me gjithë denoncimet, nuk ka përmirësim në sigurinë ushqimore, që është një nga elementet më të rëndësishme në jetën tonë. Është tronditëse që ditët e fundit ngarkesa të medha me mandarina prodhim i yni, janë kthyer mbrapsht nga disa vende të BE duke nisur nga Kroacia, për shkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve, të dëmshme për jetën. Kjo ndodh sepse fermerin tonë askush nuk e asiston, nuk e monitoron, nuk e ndihmon. AKU nuk ekziston.

Ato mandarina me përmbajtje të këtyre elementeve tē rrezikshme me siguri që janë në tregun tonë dhe po konsumohen edhe tani që flasim. Pse? Sepse AKU, Ministrja e Bujqësisë dhe qeveria nuk bëjnë detyrën. Plehrat kimike dhe pesticidet qe ju ofrohen fermerëve nuk kontrollohen për përmbajtjen reale te tyre. Nuk janë të paktat rastet kur fermerët kane zbatuar protokollet ne mënyrë rigoroze por me pas produktet i janë kthyer ne kufijtë e BE së', tha ajo. 

Muçollari, tha se nga ana e institucioneve në vend duhet që të merren masa, pasi edhe në ushqimet për foshnjat janë konstatuar përmbajtje të rrezikshme. 

'Institucionet Shqiptare nuk ekzistojnë. Sot do t’i referohemi një tjetër rasti, i cili ka të bëjë me kremin e orizit biologjik, ushqim për foshnja. Një produkt importi ky i futur në tregjet tona. Italia ka konstatuar përmbajtje arseniku, dhe e quan shumë shqetësues si rast. Me 3 dhjetor, ata kanë dhënë alertin. E tregon kjo fotoja këtu. Kanë njoftuar mbi këtë rrezik. Çfarë bën AKU? AKU reagon pas dy javësh. Agjencia jonë, u thotë konsumatorëve dhe qytetarëve të bëjnë kujdes, 14 ditë pas marrjes së alertit. Pra produkti ka pasur kohën e mjaftueshme për fat të keq për të qarkulluar në çdo dyqan, për t’u blerë dhe për t’u konsumuar. Ndërkohë kemi të tjera raste të cilat lidhen me përmbajtjen e dioksidit të sulfurit në kanellë si dhe prani të kadiumit ne spinaq të importuar', tha ai. 

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë

Bllokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë