Nderohet në Letoni nëntetarja Zarife Hasanaj, kolegët në lot! Trupi mbërrin në atdhe të enjten (FOTOT)

Nderohet në Letoni nëntetarja Zarife Hasanaj, kolegët në lot! Trupi mbërrin në atdhe të enjten (FOTOT)

Në një ceremoni të veçantë në bazën ushtarake Camp Adazi në Letoni, është nderuar nëntetarja Zarife Hasanaj, ushtarakja që humbi jetën në krye të detyrës. Kolegë të saj nga kontigjenti në grup batalionin e NATO-s ë Letoni dhe përfaqësues ushtarakë shqiptarë në NATO ishin pjesë e ceremonisë ku nuk munguan lotët për humbjen e 32-vjeçares.

Zarife Hasanaj humbi jetën pasi një minë të cilën apo po përpiqej ta çmontonte shpërtheu, duke lënë të plagosur edhe dy kolegë të saj shqiptarë, major Klodian Tanushi dhe rreshteri Julian Kapaj, të cilët ndryshe nga e reja nga Tropoja nuk ishin për herë të parë me misione jashtë vendit.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi dy ushtarakët e plagosur, ku mësohet se major Klodian Tanushi është në gjendje të rëndë. Ministrja e Mbrojtjes ndërpreu dje vizitën zyrtare në Itali ku do të takohej me kryeministrin, Juseppe Conte dhe homologen italiane Elisabetta Trenta.

Sot drejt Letonisë është nisur një Task Forcë e  ngritur me urgjencë nga Ministrja e Mbrojtjes për të hetuar ngjarjen që i mori jetën ushtarakes dhe plagosi dy të tjerë.

Autoritetet letoneze deklarojnë se do t'u sigurojë shqiptarëve të gjithë mbështetjen që kanë nevojë, duke përfshirë transportimin e ushtarakes së vdekur dhe ushtarëve të dëmtuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:35
Kolegët do sjellin në atdhe trupin e pajetë të Zarife Hasanajt, lamtumira i jepet të premten

Vetëm pak duhej që të përmbyllnin misionin dhe të ktheheshin në atdhe. Por kolegët e kontigjentit EOD do të kthehen me trupin e pajetë të mikes së tyre, Zarife Hasanajt që humbi jetën një ditë më parë nga shpërthimi i një mine të cilën po e çmontonte në bazën ushtarake në Letoni.

Kontigjenti, pjesë e misionit të NATO-s, do të vijë në atdhe të enjten, ku efektivja Zarife Hasanaj do të shoqërohet gjithashtu edhe nga një efektiv kanadez dhe një letonez.

Trupi i efektives Hasanaj do të transportohet me avion luftarak, do të pritet në aeroportin "Nënë Tereza" me protokoll ushtarak e me pas do te dërgohet pranë familjes së saj.

Ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 maj 2019.

Ky kontrigjent i Forcave të Armatosura u nis në Letoni në fund të dhjetorit 2018, dhe do të përmbyllte misionin në qershor. 

Ora 18:31
Xhaçka viziton në Letoni dy ushtarakët e plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë (FOTOT)

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi dy efektivët e kontigjentit EOD, të plagosur një ditë më parë në Letoni.

Xhaçka vizitoi major Klodian Tanushin, i cili ndodhet i shtruar në RIGA EAST UNIVERSITY HOSPITAL

Gjendja shëndetësore e Major Tanushit është e rënduar.

Efektivi i FA ndodhet nën mbikëqyrjen intensive të mjekëve.

Ministrja Olta Xhaçka vizitoi edhe Reshter Juliaj Kapajn,  i cili aktualisht ndodhet në spitalin e bazës ushtarake Camp Adazi në Letoni. Gjendja shëndetësore e Reshter Kapajt është shumë e mirë

Ora 15:45
NATO ngushëllon familjarët e efektives shqiptare: Humbëm njërën prej nesh

Postimi në faqen zyrtare të NATO-s

NATO ka reaguar pas humbjes tragjike të jetës së efektives shqiptare Zarife Hasanaj nga shpërthimi i një mine një ditë më parë në një mision paqeruajtës në Letoni.

Në një reagim në faqen e saj zyrtare, NATO ka shprehur keqardhje për humbjen e thellë.

“Me keqardhje të thellë brengosemi për humbjen e njerës prej nesh, OR-5 Zarife Hasanaj. Jemi të gjithë thellësisht të prekur nga humbja e Hasanaj dhe në këto kohë të veshtira i shprehim ngushëllimet tona familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë të afërmve të saj.

Ne qëndrojme në solidaritet me aleatet shqiptarë dhe miqtë tanë ndërsa vuajmë humbjen dhe plagosjen e kolegeve tanë të NATO Ehanced Forëard Presence Battle Group”.

Ora 14:39
Lot e nderim! Ceremoni e veçantë në Letoni për nëntetaren e rënë në krye të detyrës (FOTO)

Një ceremoni e veçantë është mbajtur në Letoni, në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj, ushtarakja shqiptare që humbi jetën dje teksa ndodhej me kontigjentin e Forcave të Armatosura, pjesë e misionit të NATO-s. Ajo humbi jetën pasi një minë të cilën apo po përpiqej ta çmontonte shpërtheu, duke lënë të plagosur edhe dy kolegë të saj shqiptarë.

Në bazën ushtarake Camp Adazi në Letoni, u mbajt ceremoni në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj të rënë dje në krye të detyrës.

Në ceremoni mori pjesë gjithë kontingjenti shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni dhe përfaqësuesi ushtarak shqiptar në NATO.

Kolegë dhe kolege të cilët nuk i ndalin dot lotët teksa nderojnë nëntetaren e rënë në krye të detyrës.

Ora 10:10
Vdekja e ushtarakes, nisen me urgjencë drejt Letonisë hetuesit shqiptarë

Nentetarja Zarife Hasanaj, Julian Kapaj dhe KlodianTanushi

Niset drejt Letonisë Task Forca e  ngritur me urgjencë nga Ministrja e Mbrojtjes. Task Forca bashkë me autoritetet letoneze do të ndjekë hetimin e plotë për ngjarjen e 6 Majit në 'Camp Adazi' në Letoni. Grupi, në përbërje të të cilit ka përfaqësues nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit në Ministrinë e Mbrojtjes do të punojë për rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj.

Ora 09:50
Me grada e medalje/ Profilet e ushtarakëve që u plagosën dje në Letoni

Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj janë specialistë të asgjësimit të municioneve, ndërsa kanë qenë edhe më parë me misione jashtë vendit dhe janë vlerësuar me disa medalje për shërbimet. Shqiptarja.com sjell më poshtë gjitha të dhënat për komandantin dhe rreshterin që u plagosën dje ne Letoni. 

Të dhëna për Major Klodian Tanushi
Major Klodian Tanushi lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”

Ka marrë pjesë ne kursin "EUFOR Mine Aëareness Instructor Course".

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni,  Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj

Të dhëna për rreshter Julian Kapajn
Rreshter Julian Kapaj, i datëlindjes 05/08/1978, ka lindur në Qytetin e Tiranës me banim, Tiranë:

Gjendja familjare:

Është fëmija i parë i familjes Kapaj, i martuar, ka dy fëmijë dhe ka nje motër. Jeton me prindërit

Arsimimi:

Ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”, Tiranë në vitin 1997.

Kurse

Ka kryer kursin funksional per specialitetin AEM (Kursi Fillestar i Asgjesimit të Muncioneve)

Ka kryer kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjesimi i Muncioneve me Eksplozivë”.

Gradimi dhe punësimi:

Është mobilizuar në FA më datë 16.10.2001 si ushtare si n/oficer me gradën n/tetar.

Gjatë karrerës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.

Rreshter Julian Kapaj shërben si operator EOD, në RU 4040.

Në 20 dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me detyrë Operator EOD.

Medalje :

Medalje Shërbimi më 05.12.2007.

Medalje për shërbime ndërkombëtare më 24.06.2009.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maksi: 07/05/2019 15:21

    Redaksise ! Perpaqesuesi shqiptar ne Bruksel , qe e paraqisni ne lajm dhe qe Ka mberritur ne Letoni prane kontigjentit shqiptar dhe per ceremonine , eshte GjeneralMajor Nazmi Cahani. Flm

    Përgjigju
  • Albanian: 07/05/2019 10:33

    O shtet leshi , kur ju vriten ne greqi nuk shkon njeri per hetim , as gjys llafe se nxirrni . Apo letoni hesapi gati gati 1 rang jemi , me kto te medhenjte nuk ndjehemi . Ju QR .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen