Humbi jetën në Letoni dy vite më parë, Meta vlerëson me ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës’, Dëshmorin e Atdheut, Major Klodian Tanushin

Humbi jetën në Letoni dy vite më parë, Meta vlerëson me ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës’, Dëshmorin e Atdheut, Major Klodian Tanushin

Babai i Klodian Tanushit dhe presidenti Ilir Meta

Me anë të një ceremonie solemne, presidenti Ilir Meta, ka vlerësuar sot me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, Dëshmorin e Atdheut, Major Klodian Tanushi (pas vdekjes), me motacionin: “Në shenjë vlerësimi ndaj ushtarakut i cili nuk kurseu as jetën në shërbim të Atdheut, duke u shndërruar në një shembull frymëzimi nëpërmjet profesionalizmit të tij të lartë dhe trimërisë së rrallë në radhët e Forcave tona të Armatosura, të treguar në mbrojtje të paqes dhe sigurisë krah për krah si aleatë të denjë dhe të shkëlqyer të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO)”.

Në fjalën përshëndetëse drejtuar familjarëve të Dëshmorit të Atdheut dhe ushtarakëve të lartë të Forcave të Armatosura, Presidenti Meta u shpreh se akti i tij heroik i rënies në krye të detyrës duke dhënë jetën për ruajtjen e jetëve të civilëve ka bërë krenar familjen e tij, Forcat e Armatosura ku shërbeu, si dhe çdo qytetar shqiptar brenda dhe jashtë kufijve të Atdheut tonë.

“Jemi mbledhur sot, në këtë ceremoni solemne për të përkujtuar dhe vlerësuar denjësisht një ushtarak shqiptar të paharruar, i cili shërbeu me profesionalizëm, përkushtim dhe trimëri në misionin paqeruajtës në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Majorin Klodian Tanushi. Major Tanushi ra heroikisht në krye të detyrës dhe me aktin e tij dhe shërbimin shembullor në mbrojtje, në ruajtje të paqes dhe sigurisë, na bën të gjithëve krenarë duke lartësuar Shqipërinë dhe Forcat tona të Armatosura, si një aleate e denjë e NATO-s.

Gjatë gjithë trajnimeve të programuara, kur ndodhi fatkeqësia e paparashikuar, shpërthimi i një mine, i mori jetën Nëntetares Zarife Hasanit, plagosi Nëntetarin Kapaj dhe njëkohësisht plagosi rëndë dhe më pas i mori jetën Major Tanushit. Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë dhe shumë të specializuar të strukturave përkatëse, Klodiani nuk ja doli dot t’u mbijetonte plagëve të rënda,  duke ndërruar jetë e duke lënë në pikëllim të thellë prindërit, bashkëshorten, fëmijët, kolegët dhe mbarë qytetarët shqiptarë. Akti i tij heroik, i rënies në krye të detyrës duke dhënë jetën për ruajtjen e jetëve të civilëve, në shërbim të paqes e sigurisë përtej kufijve të vendit tonë, ka bërë krenar familjen e tij, Forcat tona të Armatosura ku shërbeu, si dhe çdo qytetar shqiptar brenda dhe jashtë kufijve të Atdheut tonë. Për heroizmin e treguar, duke sakrifikuar edhe jetën e Tij në krye të detyrës, si President i Republikës dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kam nderin sot të vlerësoj Major Klodian Tanushin me dekoratën e lartë, ''Dekorata e artë e Shqiponjës''.- tha Meta.

 

Major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj, pjesë e kontingjentit shqiptar në kuadër të misionit të NATO “EnhancedForwardPresence” në Letoni, u ndanë nga jeta në një mision për asgjësimin e municioneve eksplozive në Letoni.

Zarife Hasanaj, humbi jetën menjëherë në vendngjarje me datë 6 maj, ndërsa Klodian Tanushi u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital, pa u rezistuar dot plagëve të marra nga shpërthimi i eksplozivit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së