TIRANE- Çuditë në spitalet tona nuk kanë të sosur. Mjekë e pacientë përballen çdo ditë në situata nga më absurdet. E tillë është edhe situata në spitalin Ushtarak, i vetmi spital që ka shërbiumin e politraumës, ku shkojnë të gjithë të aksidentuarit.
Mjekët denoncojnë në gazetën shqiptarja.com se aktualisht në spital mungojnë paisjet më jetike, duke filluar që nga garzat e vogla apo ata që përdoren në
sallat e operacionit. "Në spital nuk ka fare, por ne u kemi kërkuar pacientëve të na i blejnë. Kështu e bëjmë prej kohësh", - ka thënë një mjek i spitalit
Ushtarak për gazetën. Madje ai ka shtuar se i porosisin pacientëve të blejnë napë me metër.
Duket se të mësuar me mungesat e kahershme, mjekët e Ushtarakut kanë gjetur një zgjidhje origjinale, sigurisht nga halli, për të siguruar të paktën garza mjaftueshëm për ndërhyrjet kirurgjikale që do të kryejnë gjatë ditës së sotme.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA