Misioni i KFOR-it ka bërë të ditur se në ditët në vijim, kontingjenti amerikan - Komanda Lindje, do të kryejë një aktivitet ajror në një fushë të hapur pranë fshatit Polac.
“Aktiviteti i kërcimit me vijë statike do të përfshijë parashutistët nga Garda Kombëtare e SHBA-së dhe helikopter të SHBA-së nga aviacioni i ‘Bondsteel Task Force', për të ruajtur aftësitë specifike në njësitë ajrore”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Për arsye të sigurisë, parashikohet që trafiku në rrugën ngjitur me zonën e stërvitjes të ndërpritet gjatë gjithë periudhës së këtij trajnimi.