Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi se ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale të Lindjes kanë realizuar një patrullë rutinë sot në veri të Kosovës, përgjatë vijës kufitare me Serbinë.
KFOR përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këto patrullime janë pjesë e angazhimit të tij të përditshëm për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.
‘Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kryen një patrullë rutinë në veri të Kosovës përgjatë vijës kufitare administrative. Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë’, thuhet në njoftim.
Po ashtu, KFOR-i riafirmoi angazhimin për të zbatuar mandatin e tij, i cili është i mbështetur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999, për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë.
KFOR gjithashtu theksoi se po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) për të koordinuar veprimet e sigurisë në terren.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
-
Po
14.7%
-
Jo
80.8%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 4634
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veton Surroi: Pse Serbia nuk është neutrale?
5 Shkurt, 16:18
-
Radio Europa e Lirë: Pse Osmani po paralajmëron ndjekje ligjore ndaj gazetarit të FAZ-it?
5 Shkurt, 15:41
-
Berisha ‘nxin’ imazhin e Shqipërisë, Rexhaj për Report Tv: Ushqen narrativë të rrezikshme, dëmton edhe Kosovën!
5 Shkurt, 15:00
-
Agim Ademi rizgjidhet në krye të FFK-së me 100 përqind të votave, do drejtojë futbollin në Kosovë për mandatin e tretë radhazi! Garonte i vetëm
5 Shkurt, 13:06
-
INSTAT/ Kriza e blegtorisë, importet e bulmetit u rritën me 62% ndërmjet 2021-2025
5 Shkurt, 07:12
-
Spartak Ngjela: Shqiptarët sot me dy shtete të pavarur, shumë shpejt drejt pesë shteteve arbërore
4 Shkurt, 18:55
-
Çfarë dihet për pjesëmarrjen e FSK-së në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën?
4 Shkurt, 18:03
-
Veton Surroi: Pse nuk ka ndarje euroatlantike rreth Kosovës
4 Shkurt, 16:42
-
Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë
4 Shkurt, 16:18
-
Berishën 'nuk e shpëtoi’ nga non grata as kontrata e lobimit, deputetët opozitarë shkojnë në SHBA pa kryetarin
4 Shkurt, 15:57
-
Kosovë/ A u prish koalicioni LDK-VV në Mitrovicë?
3 Shkurt, 21:49
-
Kosovë/ Policia kryen kontrolle në Mitrovicën e Veriut, gjendet arsenal armësh në bodrumin e një ndërtese
3 Shkurt, 19:45