Një adoleshent palestinez mbeti i vdekur pas një sulmi me armë zjarri në postbllokun ushtarak Qalandia në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ishaq Hamdi Ajlouni, 17 vjeç, u qëllua dhe u vra nga forcat izraelite pasi hapi zjarr në pikën e kontrollit të shtunën, duke plagosur lehtë një roje sigurie, shkruan Al Jazeera.
Brigadat e Dëshmorëve të Al-Aksës pretenduan Aljounin si një anëtar të tyre. Grupi është krahu i armatosur i Fatahut, lëvizja që kontrollon Autoritetin Palestinez, i cili ka vetëqeverisje të kufizuar në territorin e pushtuar.
"Luftëtarët tanë heroikë ishin në gjendje të synonin drejtpërdrejt ushtarët e okupimit [izraelitë] në postbllokun e Qalandia," thanë brigadat në një deklaratë.
Policia tha se adoleshenti, nga lagjja Kufr Aqab në veri të pikës së kontrollit, përdori një pushkë M-16 për të kryer të shtënat.
Pika e kontrollit Qalandia është porta kryesore e përdorur nga palestinezët midis Jeruzalemit lindor të pushtuar dhe Ramallah, selia e Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor.