Forcat e armatosura të Ukrainës kanë mbërritur në Hoptivka, një pikë kalimi kufitar në kufirin ukrainas-rus, në rrethin Dergaci të rajonit të Kharkiv. Kjo është bërë e ditur nga batalioni i 130-të i ushtrisë ukrainase.

Sakaq Rusët u tërhoqën nga Svatov, në Lugansk, një rajon ku ukrainasit kanë shpallur tashmë ripushtimin e Kreminës. Kjo është raportuar nga shtabi i përgjithshëm i Kievit, sipas Kyiv Independent. Objektivi tjetër i ushtrisë ukrainase në rajon është qyteti i Rubizhne, sipas guvernatorit të Oblastit ukrainas Sergej Gaidai.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Ushtarët tanë kanë mbërritur në pikën kufitare me Rusinë! Rusët janë tërhequr edhe nga Svatov, në Lugansk