Ushtarët rusë në Manbij, amerikanët i dorëzojnë atyre dy bazat , ‘ngec’ ofensiva turke, ushtria siriane drejt Kobane

Ishte një dorëzim miqësor, i pashmangshëm. Ushtarët amerikanë shoqëruan rusët, i ndihmuan të gjejnë rrugën e tyre dhe hynë në dy bazat e Dadat dhe Umm Miyal. Ata treguan pajisjet e sigurisë dhe fjetjet. Rusët i falënderuan, u instalua dhe panë me kuriozitet "sekretet" e trupave amerikane, teksa dhe postuan në Twitter foto.

Manbij, qyteti i Sirisë që tre vjet më parë kurdët e ‘rrëmbyen’ nga duart e ISIS, pas katër muajve betejë, ka ‘ndryshuar duart’. Forcat amerikan, pas vendimit të presidentit Trump, u përgatitën për tu nisur në bazat e tyre në Irak dhe Gjirin Persik. Rusët tashmë kanë marrë nën kontroll qytetin, dhe "njëmijë kilometër katror territorë", së bashku me ushtrinë Siriane ndërsa kurdët kanë filluar të bashkëpunojnë me aleatët e rinj.

Kalimi i qytetit në duart e rusëve dhe forcave të Bashar Al Asad, u konfirmua nga zyrtarë të Uashingtonit, të cilët shpjeguan sesi personeli amerikan "ndihmoi forcat ruse të instaloheshin shpejt".

Policia ushtarake ruse filluan ndërkaq patrullimet, si një veprim parandalues ​​për çdo goditje turke. Aktivistë nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, pranë opozitës, konfirmuan që ushtria e Moskës dhe Damaskut ishin pritur mirë, edhe me festime. Pas terrorit të ISIS, frika ishte se aty do të arrinin milicitë e tjera xhihadiste. Një përpjekje nga ana e tyre ishte bërë një natë më parë, teksa forcat ajrore ruse ndërhynë për të ndaluar një kolonë të luftëtarëve pro-turq në fshatin Alvarat.

Burimet Siriane pretendojnë se Moska ka bllokuar gjithashtu një sulm me avion F-16 në zonën e Kobane.

Presidenti rus Vladimir Putin ka arritur të korr dy rezultate në një goditje të vetme. Zgjeron kontrollin mbi territorin e aleatit Bashar al-Asad dhe e paraqet veten si një mbrojtës të kurdëve, ndërkohë që ka fituar besimin e tyre. Në marrëveshje me regjimin e Asad-it, ata donin të shihnin praninë e policisë ushtarake ruse si një garanci kundër një hakmarrje të mundshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 16/10/2019 11:09

    Hallall Rusve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja