AFGANISTAN- Zyrtarët afganë thonë se të paktën 15 persona janë vrarë të dielën nga një ushtar amerikan në Kandahar.
Zyrtari për media i provincës, Javid Ahmad Faisal, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mes tyre, 9 janë femra dhe 3 fëmijë.
Ndërsa, BBC raporton se ushtari amerikan ka dalë nga baza ushtarake amerikane në Kandahar rreth orës 3:00 të mëngjesit dhe ka hapur zjarr ndaj disa banesave në dy fshatra të ndryshme, pa asnjë shkak. Një gjendje e depresionit të thelle mendohet të ketë qenë shkaku i kësaj masakre.
NATO menjëherë ka kërkuar falje për viktimat. Në deklaratën e Aleancës thuhet se ndjen keqardhje për këtë incident”.
Disa zyrtarë ushtarakë u kanë thënë privatisht mediave se ushtari më pas u është dorëzuar autoriteteve në bazën e tij.

(aq/shqiptarja.com)