DURRËS- E gjithë policia e Shtetit është ngritur në këmbë për të kapur Altin Ndocin. Por të paraburgosurin e arratisur nga spitali i Durrësit më 13 janar, e kërkon edhe Gjykata e Posaçme. Këtë të enjte ishte seanca e radhës gjyqësore e procesit “Plumbi i Artë”, ku Ndoci është i akuzuar ndër të tjera, për masakrën e Bradasheshit. Për mungesën e tij në sallë që shtyu procesin, u desh të përgjigjet zyrtarisht Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve: Altin Ndoci nuk mund të shoqërohet pasi është arratisur!

Një nga avokatët e të pandehurit në arrati, Aldo Shkëmbi, kërkoi që për seancën, policia t’i bëjë njoftim Ndocit sipas procedurës, pasi siç ai tha “mund të jetë edhe në banesën e tij”. Në përgjigje, prokurorja e SPAk, Doloreza Musabelliu, kërkoi informacion nga policia mbi rezultatet e kërkimit të të arratisurit. Për prokurorin Behar Dibra, edhe kur ishte në qeli, Ndoci është paraqitur vetëm një herë në gjyq, ndaj mungesa e tij nuk duhej të ishte shkak për shtyrjen. Megjithatë, derisa Gjykata e shtyu seancën me datën 20 janar deri në një përgjigje zyrtare nga policia, që i pandehuri nuk u gjet.

 “Në mungesë deklarate nga vetë i pandehuri dhe për të respektuar dhe parashikimet ligjore për njoftimin e të pandehurit në rast kur është i kufizuar, kur nuk gjendet apo kur është i lirë, duhet të deklarohet fakti nëse i fshihet ose jo drejtësisë, që më pas të vazhdojë gjykimi në mungesë”, tha avokati Aldo Shkëmbi.

8 nga burgjet janë në pranga për arratinë, por pikëpyetjet që e shoqërojnë atë janë ende të mëdha, mbi të gjitha, për përgjegjësinë e personave me uniformë, por edhe bashkëpunëtorëve të mundshëm në spital, që mund t’i kenë hapur rrugën e largimit.

Të paktën 3 orë ka qëndruar Altin Ndoci në ambientet e repartit Infektiv në spitalin e Durrësit. Report Tv mëson se ambulanca e burgut mbërriti në Spital në orën 10:10 minuta. Kur ora shënoi 13:05, 38-vjeçari u arratis. Gjatë kësaj kohe, siç Burgjet thanë zyrtarisht, i pandehuri bëri një vizitë mjekësore, dhe me rekomandim të kirurgut do duhej të priste 2 orë për rikontroll. Edhe kjo pikë po hetohet nëse vërtetë ka ndodhur kështu.

Pasi sajoi rrengun për të shkuar në tualet, Altin Ndoci goditi policin e burgjeve, ia futi vrapit dhe hyri në makinën që e priste jashtë rrethimit të spitalit.

Prej 2020-ës kur u arrestua Ndoci qëndronte në paraburgimin e Durrësit, me standarde jo të larta sigurie. 33 të tjerë, të ngjashëm për nga rrezikshmëria e veprave penale, u transferuan në mbrëmje nën masa të rrepta sigurie, në 2 burgje të sigurisë së lartë në vend, në Peqin dhe në Fier. Mes 27 të paraburgosurve dhe 3 të dënuarve që u shoqëruan nga forcat operacionale të burgjeve, Lulzim Berisha ish-kreu i bandës së Durrësit, Astrit Avdyli, i bandës së Shijakut, Orges Molla i operacionit ‘Ura’ për trafik droge, Enea Kume, vëllai i ish-deputetit socialist Loer Kume, e personazhe të tjerë të njohur të botës së krimit.

Prokuroria e Durrësit që ka nisur hetimet për arratisjen, përveç të gjithë dokumentacionit se si u caktua vizita në spital dhe plani i shoqërimit me policët që e lanë  pa pranga, ka sekuestruar edhe letrat e transferimit të Altin Ndocit, në burgun e zakonshëm të Durrësit.

Në sitë do të kalojnë dhe vizitat e tij në burg, personat e fundit që e takuan dhe telefonatat nga qelia. U sekuestrua libri i instruktazhit të personelit shoqërues cili kryhet për çdo ditë me personelin shoqërues, ku përfshihen njohja me masat e sigurisë që duhen zbatuar, marrja e pajimeve sipas rregullores, kontrolli teknik i armatimit personal, mënyra e veprimit kur i shoqëruari nuk respekton rregullat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:55
Arratisja e Altin Ndocit, në krye të burgut të Durrësi komandohet Edmond Llabani 

1768308824_Sequence01.01032413.Still304.jpg

I arratisuri Altin Ndoci

Edmond Llabani do të jetë drejtori i ri i Burgut të Durrësit. Emërimi i tij vjen pas shkarkimit të Indrit Cërloj pas arratisjes së Altin Ndocit. Ai vjen nga Burgu i Lushnjës dhe tashmë i besohet drejtimi i Burgut të Durrësit.

Ora 11:50
Arratisja e Altin Ndocit/ Shtyhet gjyqi për 'Plumbin e Artë', Drejtoria e Burgjeve shkresë: U arratis! GJKKO: Policia të na njoftojë nëse është në kërkim

Seanca e radhës e dosjes “Plumbi i Artë” është shtyrë për datën 20 janar me vendim të trupës gjykuese të GJKKO-së. Shkak është bërë arratisja e të pandehurit dy ditë më parë Altin Ndoci nga spitali i Durrësit.

Në nisje të procesit gjyqësor, gjykata ka lexuar shkresën e burgjeve: Altin Ndoci nuk mund të shoqërohet pasi është arratisur dhe është person i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Në këtë moment, njëri prej avokatëve të Ndocit, Aldo Shkëmbi i ka kërkuar gjykatës për të dërguar sipas procedurës njoftimin për mbajtjen e seancës dhe tek banesa e të pandehurit, pasi mund të ndodhet dhe atje, situatë për të cilën askush nuk ka dijeni.

“I kërkojmë gjykatës t’i dërgojë kërkesë policisë për të bërë njoftimin sipas procedurës, sepse Altin Ndoci mund të jete edhe në banesën e tij, në këtë nuk e dimë”, tha avokati Shkëmbi.

Në përgjigje të kësaj, prokurori i SPAK Behar Dibra, është shprehur se: Nëse Ndoci ka pasur dijeni për këtë seancë para arratisjes, nuk përbën shkak për moszhvillimin e seancës, duke pasur parasysh se vetëm 1 herë që është paraqitur në këtë proces.

Gjykata vendosi shtyrjen e seancës dhe i kërkoi SPAK që të marrë informacion nga Policia nëse Ndoci është ose jo në kërkim.

Në përfundim të gjyqit, Aldo Shkëmbi, një prej avokatëve mbrojtës të Altin Ndocit, për mediat sqaroi anën proceduriale për shtyrjen e seancës ku shkak fillestar është bërë arratisja e të pandehurit Ndoci. Shkëmbi thotë se ende nuk ka një deklaratë që Altin Ndoci po i fshihet apo jo drejtësisë, duhet të kryet sipas proceduave njoftimi për mbajtjen e seancës që më pas të vijohet me gjykimin në mungesë. Ndër të tjera, Shkëmbi mohoni që të ketë pasur kontakt me Altin Shkëmbin pas arratisjes, qoftë një takim apo një telefonatë.

“Në mungesë deklaratë nga vetë i pandehuri dhe për të respektuar dhe parashikimet ligjore për njoftimin e të pandehurit në rast kur është i kufizuar, kur nuk gjendet apo kur është i lirë. Duhet të deklarohet fakti nëse i fshihet ose jo drejtësisë, që më pas të vazhdojë gjykimi në mungesë.

Kemi pasur marrëdhënie formale dhe profesionale. Nuk kemi pasur as takim fizik dhe as telefonik”, tha avokati.