Ushtria amerikane dhe Grupi i Shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7) akuzuan Iranin se ai qëndron prapa sulmit vdekjeprurës të javës së kaluar në një cisternë nafte në Detin Arabik.
Komanda Qendrore Amerikane deklaroi se kishte mbledhur dhe analizuar prova thelbësore të cilat tregonin se sulmi i 29 korrikut në rrugën HV Mercer në ujërat ndërkombëtare në Detin Arabik, afër brogjeve të Omanit e që vrau dy persona u krye nga një dron iranian i ngarkuar me lëndë shpërthyese.
Më 29 korrik, në sulmin ndaj cisternës së naftës Mercer Street u vranë një britanik dhe një rumun.
“Ne dënojmë sulmin e paligjshëm të kryer ndaj kësaj anijeje tregtare. Ky ishte një sulm i qëllimshëm dhe qartësisht shkelje e ligjit ndërkombëtar. Të gjitha të dhënat qartësisht thonë se Irani qëndron prapa këtij sulmi. Nuk ka asnjë justifikim për këtë sulm”, thanë përmes një deklarate të përbashkët ministrat e Jashtëm të Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Cisterna e naftës që u sulmua, menaxhohet nga një firmë që është në pronësi të një miliarderi nga Izraeli. Më herët Shtetet e Bashkuara dhe Britania po ashtu kanë fajësuar Teheranin për sulmin, por ky i fundit ka mohuar të gjitha akuzat.
G7 po ashtu tha se “sjellja e Iranit, së bashku me mbështetjen që u ofron fraksioneve të armatosura, kërcënojnë sigurinë dhe paqen ndërkombëtare”.
Tensionet në Gjirin Persik janë rritur që prej se SHBA-ja rivendosi sanksionet ndaj Iranit më 2018, pasi presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore e arritur më 2015 ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
G7 diskuton mbi Ukrainën pasi SHBA rifillon ndihmat për Kievin
12 Mars, 15:45
-
Angli/ U godit nga një anije mallrash, shpërthen në flakë anija-cisternë me naftë, shpëtohen 32 persona! Misioni i shpëtimit vijon, ende nuk dihet sa persona janë të pagjetur
10 Mars, 15:22
-
Irani refuzoi bisedimet bërthamore, SHBA-ja kërcënon me përgjigje ushtarake
9 Mars, 12:32
-
Kina 'kërcënon' Tajvanin, shpallin stërvitje të përbashkëta me Rusinë dhe Iranin
9 Mars, 10:26
-
Trump letër udhëheqësit të Iranit për të negociuar një marrëveshje bërthamore
7 Mars, 20:36
-
Rrezikon 100 goditje me kamxhik, Ronaldo shmang udhëtimin në Iran! Klubi: Është i dëmtuar
3 Mars, 13:39
-
OKB miraton rezolutën ‘paqe në Ukrainë’, dënon agresionin e Moskës, SHBA-Rusi kundër! Shqipëria voton pro! Ndarje Europë-Amerikë
25 Shkurt, 07:21
-
Trump pret në Shtëpinë e Bardhë Macronin! Presidenti amerikan: Mund të takoj dhe Zelenskyn së shpejti! Putin do pranojë paqeruajtës evropianë në Ukrainë! Lufta mund të përfundojë brenda pak javësh
24 Shkurt, 20:10
-
Irani arreston çiftin britanik për spiunazh
19 Shkurt, 19:33
-
Durrës/ Vodhën naftë nga anija e sekuestruar, arrestohet 34 vjeçari! Me shokun i dhanë 10 mijë € ryshfet policit e zëvendësuan karburantin me ujë
18 Shkurt, 11:12
-
Rubio takohet me kryeministrin izraelit: Hamas duhet të eliminohet! Netanyahu: Trump, miku më i madh i Izraelit! Plan të përbashkët për Gazën dhe kërcënimin iranian
16 Shkurt, 15:45
-
Lideri suprem i Iranit hedh poshtë mundësinë e bisedimeve bërthamore me SHBA-në
8 Shkurt, 07:12