Ushtria amerikane godet caqet e Huthit në Jemen, 15 sulme ajrore! Shpërthime në porblloqe ushtarake dhe aeroport

Ushtria amerikane godet caqet e Huthit në Jemen, 15 sulme ajrore! Shpërthime në porblloqe ushtarake dhe aeroport

Avion luftarak amerikan duke u nisur për të kryer sulme ndaj rebelëve Huthi në Detin e Kuq

Ushtria amerikane tha se i ka kryer 15 sulme ajrore të premten kundër shënjestrave të lidhura me luftëtarët e grupit të mbështetur nga Irani, Huthi, në Jemen.

Banorët vendës thanë se u dëgjuan shpërthime në postblloqet ushtarake dhe madje në një aeroport.

Komanda Qendrore, e cila udhëheq forcat amerikane në Lindjen e Mesme, tha se shënjestrat e goditura ishin armatim ushtarak sulmues i Huthit, por nuk shpjegoi nëse ato përfshinin edhe raketa, dronë apo radarë.

Rebelët Huthi i kanë kryer gati 100 sulme ndaj anjieve që kalojnë nëpër Detin e Kua prej nëntorit. Ata thonë se këtë po e bëjnë në mbështetje të palestinezëve në luftën tashmë njëvjeçare të Izraelit në Rripin e Gazës.

Ata i kanë fundosur dy anije, e kanë kapur një tjetër dhe i kanë vrarë së paku katër detarë.

Televizioni Al Masirah, kanali kryesor i lajmeve që udhëhiqet nga lëvizja Huthi, dhe banorët thanë se sulmet ajrore u kryen në disa pjesë të Jemenit, përfshirë në kryeqytetin Sana dhe në aeroportin Hodeidah.

Administrata e presidentit Joe Biden ka vepruar kryesisht në vetëmbrojtje kundër sulmeve nga Huthit në Detin e Kuq, zakonisht duke ia rrëzuar dronët dhe raketat e lëshuara kundër anijeve të mallrave dhe kundër luftanijeve amerikane./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?