25 mijë vetë në vetëkarantinë/ Ushtria e policia në terren, ndalohen 200 'të pabindur'! Lleshaj: Rrini brenda! Veliu: Asnjë rast i përsëritur (VIDEO)

25 mijë vetë në vetëkarantinë/ Ushtria e policia në terren, ndalohen 200 'të pabindur'! Lleshaj: Rrini brenda! Veliu: Asnjë rast i përsëritur (VIDEO)

Ushtria dhe policia në të gjithë Shqipërinë ka dalë në terren për të verifikuar nëse personat  e ardhur nga Italia, Greqia dhe zona të infektuara nga koronavirusi, janë duke respektuar apo jo qëndrimin në shtëpi në vetëkarantinim. Janë rreth 25 mijë persona që sipas sistemit TIMS kanë hyrë në vendin tonë nga Italia kur COVID-19 kishte shpërthyer. Kushdo që në postblloqet e policisë dhe ushtrisë konstatohet që duhej të ishte në vetëkarantinim, dhe është jashtë, do të gjobitet me 5 mijë euro, dhe nuk do të ketë të drejtën të dalë jashtë kufirit kur situata të normalizohet, pa e shlyer gjobën. Edhe forcat e policisë dhe të ushtrisë janë të pajisur me maska mbrojtëse si masë parandaluese ndaj koronavirusit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:58
Shtetrrethimi nga koronavirusi, Lleshaj: Rrini në shtëpi, masat do të thellohen (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u kërkon të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Ministri paralajmëron se angazhimi do të thellohet me bindjen se qytetarët do të bashkëpunojnë dhe mbështesin strukturat e vijës së parë.

"Situata përballohet kur secili bën pjesën e tij. Ndërkohë që punonjësit e shëndetësisë, të policisë, ushtarakët e të tjerë duhet të mbajnë barrën kryesore, të tjerët duhet të bëjnë një gjë më të thjeshtë, por po aq të rëndësishme: të qëndrojnë në shtëpi.

Policia, e mbështetur nga Ushtria, vijon kontrollin e gjerë për kufizimin e lëvizjeve në të gjithë vendin. Orët dhe ditët në vijim janë vendimtare për frenimin e përhapjes së virusit në vend. Ndaj ky angazhim do të njohë thellim të mëtejshëm, me bindjen se qytetarët do të bashkëpunojnë dhe mbështesin strukturat e vijës së parë' shkruan Lleshaj.

Ora 13:20
66 pika kontrolli të ushtrisë dhe policisë/ Veliu: S'ka raste të përsëritura! SKEMA online si gjurmohen 'Të pabindurit' (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në një prononcim për mediat ka sqaruar me detaje sesi funskionojë pikat e kontrollit të Policisë dhe të Ushtrisë, për "të pabindurit" që nuk vetëkarantinohen.

Gjithsej janë 66 pika në disa qytete kryesore, specikisht në ato vende ku ka pasur persona të infektuar. Ato funksionojnë me anë të tabletave, plot 100 të tillë, që koordinojnë informacionet me njëri-tjetrin. Deri më tani janë kapur dhe urdhëruar të vetëkarantinohen, rreth 450 sipas burimeve të Report Tv, e ndërsa lajmi i mirë është se nuk ka pasur asnjë rast të përsëritur.

"Që nga dita e djeshme janë duke kryer kontrolle në 66 pika, kryesisht në Tiranë, Durrës, Lezhë, Fier, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë. Nëse nuk do të bëjnë vetëkarantinimit, atëherë do të aplikohet gjoba prej 5 mijë euro. Këto pika kontrolli ka 100 tableta, në një sistem duke punuar online dhe duke bërë kryqëimin e të dhënave. Nëse është kapur në Tiranë një person, do të kontrollojey në Durrës dhe në qytetet e tjera, (pra s'ka shpëtim). Nuk kemi raste të përsëritura. Qyetatarë që duan të shkojnë në Rinas të konfirmojnë orarin e lëvizjes në drejtim të Rinasi, linjën e fluturimit, në të kundërtën nuk do lejohen të lëvizin", tha Veliu.

Ora 12:57
Erdhën nga Italia, por nuk u vetëkarantinuan! Ushtria dhe policia ndalojnë 200 persona (VIDEO)

Ndalohen 200 persona të cilët kanë histori udhëtimi me Italinë, por që nuk janë vetëkarantinuar, duke u bërë një rrezik serioz për përhapjen e koronavirusit.

Ora 09:38
Koronavirusi/ FNSH dhe policia në Fier (VIDEO)

Edhe në qytetin e Fierit forcat e policisë dhe të ushtrisë në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë stacionuar në kryqëzimet kryesore dhe në qendër. Fokusi i këtyre kontrolleve janë personat e ardhur nga jashtë të cilët duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë dhe të mos dalin jashtë.

Ora 09:20
Koronavirusi/ Ushtria dhe Policia zbarkojnë në Vlorë dhe Shkodër, kush nuk vetëkarantinohet 5 mijë euro gjobë (VIDEO)

Policia dhe ushtria kanë dalë në terren në postblloqe të shumta në qytetet e Vlorës dhe Shkodrës për të kontrolluar dhe identifikuar rastet e mundshme të qytetarëve që nuk po respektojnë vetëkarantinimin, të qëndruarin në shtëpi për 14 ditë nëse kanë ardhur nga Italia apo shtete të tjera të prekura nga COVID-19.

Ushtria ne Vlore
Ora 09:05
Lushnje/ Policia dhe ushtria në terren për koronavirusin (VIDEO)

Në Lushnje forcat e ushtrisë ndodhen në patrullim prej orëve të mbrëmjes dhe gjatë ditës së sotme, për të kontrolluar në hyrjet dhe daljet e qytetit së bashku me policinë e rendit nëse personat e ardhur nga Italia janë duke qëndruar në vetëkarantinim apo jo.

Ora 23:17
Koronavirusi, kontrolle në terren nga policia dhe ushtria në Elbasan

Ushtria i bashkohet forcave të policisë së Elbasanit dhe FNSH për kontrollet e personave që duhet të jenë në vetëkarantimin si dhe ndërgjegjësuar qytetarët.

Në çdo patrulle policie do të ketë në përbërje dy pjesëtarë të ushtrisë dhe patrullimi do të kryhet me makinat e drejtorisë dhe komisariatit të policisë Elbasan. Gjatë mbrëmjes policia e Elbasanit mbylli të gjitha lokalet pas orës 19:00.

 

Ora 22:22
Policia dhe FA në terren për respektimin e masave nga koronavirusit, i thyejnë vetë të parët

1583964130_1583961810veliu.jpg

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i shoqëruar nga efektivë policie  dhe ushtarakë të Forcave të Armatosura kanë inspektuar pikat e kontrollit që janë vënë në Tiranë dhe në të gjithë vendin për të respektuar masat ndaj koronavirusit, ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe zbulimin e personave që duhet të qëndrojnë në vetëkarantimin.

Ajo që ra në sy ishte se asnjëri prej tyre nuk kishte maska mbrojtëse dhe dorëza, lagësia një metër nga njëri tjetri u thye dukshëm pasi qëndronin ngjitur, dhe madje shmangia e kontaktit fizik nuk u respektuar duke dhënë duart në fund njëri tjetrit.

Ora 18:36
Policia e FNSH në Lezhë, Vlorë e Shkodër zbarkojnë në terren! Kontrolle personave që thyejnë urdhrin e vetëkarantinimit

Ashtu siç ishte paralajmëruar polica do të dilte në terren për të kontrolluar persona që vinin nga jashtë dhe nëse po zbatojnë urdhrin e prerë për vetëkarantinimin për 14 ditë, policia e Lezhës e shoqëruar me forcat e FNSH kanë nisur kontrollet në orët e mbrëmjes, ku pjesë e tyre janë automjetet por dhe autobusë.

Policia ka nisur intervistimin e udhëtarëve dhe sidomos të atyre makinave me targa të huaja,  për tu vetëkarantinuar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.  Policitë janë të pajisur me maska dhe doreza, ndërsa vijojnë kontrolle në terren por dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.

E njëjta situatë paraqitet dhe në qytetin e Vlorës dhe Shkodrës, ku forcat e policisë vijojnë kontrollet për të zbuluar se kush ka thyer urdhrin e vetëkarantinimit për 14 ditë.

Policia me maska dhe doreza zbret në rrugë për kontrolle ndaj mjeteve me targa të huaja kryesisht nga Italia. Kontrolle edhe ndaj shtetasve shqiptarë ku pyetën për udhëtimin e fundit jashtë vendit duke kontrolluar edhe në sistemin TIMS. Kontrollet zhvillohen me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu.

Të gjithë personat e ardhur nga Italia dhe Greqia, janë të skeduar që në kufi e pikat doganore dhe me urdhër të qeverisë duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë, kush e thyen këtë urdhër do të gjobitet me 5 mijë euro.

Kontrollet ne Shkoder
G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 12/03/2020 10:41

    Shqipnija ka 30 vjete ne lufte dhe si ka marr kush ta masa si per virusin.

    Përgjigju
  • Gjeco: 12/03/2020 09:23

    Mos i lejoni jorgote të vine ne Shqiperi! Mbyllni kufirine!

    Përgjigju
    • Shqiptarja.com: 12/03/2020 15:55

      ScuKari

    • Scutari: 12/03/2020 11:04

      Mos haro KUREN e KURES se Agios Georgos - Jorgo eshte ai shεnjtor USHTARAK trim qe ne KRistianet e kemi si mbrojtes kunder juve MAHMUTAVE dhe Ahmutave terrorist islamist!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë