Ushtria e Kosovës, OKB-Serbisë:S'do
të këtë seancë të jashtëzakonshme 

Ushtria e Kosovës, OKB-Serbisë:S'do<br />të këtë seancë të jashtëzakonshme 
BEOGRAD - OKB-ja nuk do të përzihet në çështjen e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Kjo ka qenë përgjigjja ndaj kërkesës së Serbisë për organizmin e një seancë të jashtëzakonshme për krijimin e ushtrisë së Kosovës. Zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, ka thënë për mediat serbe se nuk i përket OKB-së të përzihet në çështje që kanë të bëjnë me sigurinë në Kosovë.

Sipas tij, përgjegjëse për sigurinë e Kosovës është forca paqeruajtëse e NATO-s. Zëdhënësi Haq ka konfirmuar se OKB-ja është informuar për vendimin e qeverisë së Kosovës për themelimin e Forcave të Armatosura, ndërsa ka shtuar se në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, forcat ndërkombëtare të sigurisë janë përgjegjëse për sigurinë në Kosovë.

Reagimi i zëdhënësit të Kombeve të Bashkuara erdhi pasi Serbia përmes ministrit Aleksandër Vulin kërkoi seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar vendimin e qeverisë për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës kanë reaguar edhe kryeministri serb Ivica Daçiç dhe zv/ kryeministri Aleksandër Vuçiç, të cilët kanë paralajmëruar se do ta ngrenë këtë çështje edhe në Bashkimin Evropian. 

FORCAT E ARMATOSURA, SERBIA KËRKON SEANCË TË JASHTËZAKONSHME NË OKB

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç ka thënë se është marrë vesh me përfaqësuesen e lartë të BE për Politikë të Jashtme Catherine Ashton se dialogu me Kosovën do të vazhdojë pas zgjedhjeve në Serbi.
 
Daçiç nuk ka shtuar se nuk është saktësuar data e vazhdimit të bisedimeve por se qeveria serbe është në kontakt të përditshëm me BE, njofton B92.
 
"Qeveria e Serbisë ka kërkuar mundësinë për mbledhje urgjente të Këshilli të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me situatën aktuale në Kosovë dhe formimin e, siç e ka quajtur ai, njëfarë të ashtuquajture ushtri Kosove”, ka thënë Daçiç.
 
"Me përfaqësuesi të BE jemi në bisedime të vazhdueshme që të gjendet zgjidhja për serbët e paraburgosur në Kosovë pasi kjo, sipas tij, janë shkelur të gjithë kufijtë e pavarësisë së sistemit gjyqësor ", ka thënë Daçiç.
 
Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë që këtë “të amnistohet ndokush nga përgjegjësia ".
 
"Ne kërkojmë që ata të mbrohen në liri dhe japim garanci se ata do të dalin para organeve gjyqësore", ka thënë Daçiç.
 
Kryeministri serb ka shtuar se "ky raport ndaj serbëve është shkelje e të drejtave të tyre njerëzore si dhe destabilizim i situatës politike në Kosovë, pengim të implementimit të Marrëveshjes së Brukselit.
 
"Takimi i ardhshëm me BE-në do të jetë thellësisht politik që të shihet nëse të gjithë dëshirojnë që situata të stabilizohet ose nëse dikush vazhdimisht përpiqet që të shkohet një hap përpara e dy prapa”, ka thënë Daçiç.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com/koha)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan