Janë publikuar disa foto në të cilat shfaqen civilë rusë të moshës së mesme që mbajnë armë dhe thuhet se po trajnohen për luftën në Ukrainë. Mediat britanike shkruajnë se ata nuk janë thirrur ende nga Putini që të luftojnë në vijën e parë të frontit në Ukrainë, por po merrnin pjesë në një trajnim për luftim dhe përdorim armësh në rajonin Rostov në Rusi.
Ky rajon, ndan një kufi prej 250 miljesh me Ukrainën, ndërsa stërvitja po bëhet për t’u siguruar që ata janë të përgatitur për luftë nëse do të lindë nevoja.
Por shumica e tyre shfaqeshin në siklet teksa mësonin sesi të përdornin kallashnikovët apo armë të tjera. Pjesëmarrësit thanë se do të ishin të përgatitur për të mbrojtur vendin e tyre nëse kjo do të ishte e nevojshme dhe një instruktor tha për “Reuters” se shumë thanë se ndiheshin “më të mbrojtur” pas stërvitjes.
Një banore e Rostovit që ndoqi seancën stërvitore, Anna, tha: “Nuk kam burrë. Unë jetoj me mamin dhe djalin, kështu që nëse ndodh diçka, dua të jem gati të mbroj familjen time.” Një tjetër tha: "Nëse ka një mundësi... ju duhet të mësoni për çdo gjë që po vjen, të jeni gati".
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrianë/ 1.5 milionë ukrainas mbesin pa energji elektrike pas sulmeve ruse











