Ushtria e Serbisë më e forta në
ish-Jugosllavi, Maqedonia e fundit

SHKUP - Maqedonia është një nga vendet me ushtri më të dobët në ish-republikat jugosllave. Kosova nuk përmendet, ndërsa Serbia është me ushtrinë më të armatosur. Analiza është bërë nga gazeta serbe “Blic”, të cilës i referohet "Koha Ditore", e cila ka shkruar se Serbia është fuqia më e madhe ushtarake nga ish-republikat jugosllave. Ajo numëron 33 mijë pjesëtarë të Armatës së Serbisë, 80 aeroplanë ushtarakë dhe 272 tankse. Në dallim nga Serbia, Maqedonia ka 8 mijë ushtarë, 31 tankse dhe asnjë aeroplan ushtarak.

Sipas kësaj analize, Kroacia numëron 16 mijë pjesëtarë, 32 aeroplanë dhe 86 tankse, ndërkohë ajo është edhe anëtare e NATO-s. Edhe Bosnjë-Hercegovina ka një numër të konsiderueshëm dhe fuqinë e saj si ushtri, duke numëruar 11 mijë pjesëtarë të rregullt, 19 aeroplanë dhe 188 tankse.

Sllovenia si vend anëtarë i NATO konsiderohet si një vend me kapacitete të vogla ushtarake, duke numëruar 7.100 pjesëtarë të ushtrisë, 24 aeroplanë dhe 54 tankse. Mali i Zi është në fundin e listës së ish-republikave, që ka kapacitete të vogla të armatës, ku numërohen vetëm 2.100 pjesëtarë të rregullt të ushtrisë, 4 aeroplanë ushtarakë dhe asnjë tanks.

Kjo analizë ka të bëjë vetëm me numrin e pjesëtarëve dhe armatimit, si dhe mekanizmave të tjerë luftarakë. Një pjesë e armatimit dhe mekanizmave luftarake në disa nga këto ish-republika janë jashtë standardeve të NATO-s dhe nuk janë në gjendje të rregullt.

Kosova nuk është përfshirë në këtë analizë, por forca mbrojtëse e Kosovës është FSK (Forcat e Sigurisë së Kosovës) që përfaqëson një forcë relativisht modeste me 2500 pjesëtarë aktiv, ndërsa komponenti rezervë ka deri në 800 anëtarë. Anëtarët e FSK-së në baza vullnetare janë profesionistë me strukturë të uniformuar dhe të armatosur lehtë. Struktura e tyre hierarkike bazohet tërësisht në sistemin ushtarak të NATO-s.

(ma/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë