Ushtria e Ukrainës: Deti Azov është bllokuar nga forcat ruse

Ushtria e Ukrainës: Deti Azov është bllokuar nga forcat ruse

Sipas raportit të fundit operacional të ushtrisë ukrainase të sapo publikuar, forcat ruse po ruajnë korridorin tokësor me Krimenë dhe po bllokojnë hyrjen në Detin Azov. Qyteti i Sumy është gjithashtu pjesërisht i bllokuar, ndërsa bombardimet me artileri vazhdojnë në qytetin e Kharkiv. 

Raporti, i cituar nga Guardian, gjithashtu pretendon se Rusia po kryen "fushatë propagandistike agresive" që synojnë ushtrinë bjelloruse për t'iu bashkuar pushtimit ushtarak të Ukrainës. 

Forcat ruse vazhdojnë të përdorin rrjetin e aeroporteve të Republikës së Bjellorusisë dhe po përpiqen të rindërtojnë seksionin hekurudhor nga Valuyki në Kupyansk në mënyrë që të përmirësojnë logjistikën e grupit, shtoi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës. 

Forcat ukrainase thonë se dje kanë penguar 13 sulme të armikut dhe kanë shkatërruar 14 tanke, tetë automjete luftarake të këmbësorisë, dy automjete të blinduara të lehta për shumë qëllime, tre sisteme artilerie dhe katër automjete të përgjithshme, ndërsa njësitë e mbrojtjes ajrore goditën dy objektiva të armikut. Rusët thuhet se humbën rreth 300 anëtarë të stafit, shkruan Corriere.


Lajmi kryesor:

Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha