Keqtrajtimi i emigrantëve përhapet në të gjitha mënyra nga palët pritëse. Në Hungari ku dhe siç flitet së fundmi situata e refugjatëve është më e tensionuar, nga mediat e huaja është bërë e ditur se ushtarëve i është dhënë kompetenca për të përdorur fishekë plastik karshi emigrantëve.
Lajmi është tronditës duke thelluar edhe më tepër gjendjen kaotike në të cilën ndodhet kufiri hungarez. Qeveria i ka dhënë fuqi veprimi palëve ushtarake për të përdorur plumbat dhe gazin lotsjellës. Udhëzimi hyn në fuqi javën e ardhshme pas vendimit që u miratua nga parlamenti, jo më shumë se një ditë më parë.
Shefi i kabinetit të Kryeministrit Viktor Orban thotë se mundësia e terrorizmit është në rritje.
Istvan Simicsko, Ministri i Mbrojtjes së Hungarisë, tha në mëngjes: "Unë i premtova kryeministrit se do të përshpejtoj këtë proces dhe do të punojë ditë e natë për të përfunduar.
(v.gj/h.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com