Ushtria irakiane fillon ofensivën në
Falluxha, nje ndër bastionet e ISIS
Ushtria irakene ka nisur atë që konsiderohet si faza e fundit e operacionit për të rimarrë qytetin e Falluxhas, një prej bastioneve të të ashtuquajturit Shtet Islamik
Ushtria irakene ka nisur atë që konsiderohet si faza e fundit e operacionit për të rimarrë qytetin e Falluxhas, një prej bastioneve të të ashtuquajturit Shtet Islamik. Ofensiva e fundit vjen vetëm një javë pasi qeveria nisi përpjekjet për shtënë nën kontroll qytetin e mbajtur prej xhihadistëve që prej vitit 2014. Në Falluxha përllogariten të jenë bllokuar rreth 50 mijë civilë, teksa vetëm pak qindra vetë apo familje kanë mundur të zhvendosen prej andej. Sipas Kombeve të Bashkuara, ka raportime që flasin për njerëz që po vdesin nga uria atje, apo edhe raste të tilla të vrasjes së tyre vetëm se kanë refuzuar të luftojnë përkrah ISIS-it.
Forcat ushtarake, përfshi edhe anëtarë të një njësie të specializuar antiterrorizmi, po përpiqen të hyjnë në qytet nga disa fronte njëherësh, thuhet në deklaratën zyrtare të ushtrisë irakene. Por, ata janë duke hasur pengesa, të formave vetëvrasje kamikaze apo me autobomba, të cilat përdoren gjatë rezistencës së tyre nga luftëtarët xhihadistë.
Korrespondentë të BBC-së thonë se, edhe pse ushtria njofton se po avancon drejt objektivave të saj, deri më tani luftimet janë përqëndruar në zonat ku janë instaluar mbrojtjet e ekstremistëve në periferitë e Falluxhës.
Udhëheqës ushtarakë, ndërkohë, kanë bërë të ditur se me të gjitha gjasat do të ketë një ndërprerje të luftimeve përpara se të nisë mësymja e qendrës së qytetit, në mënyrë që të lejojnë sa më shumë civilë të munden të largohen prej andej.
Falluxha ra nën kontrollin e ISIS-it në janar të vitit 2014, në atë që përbënte atë një moment kyç në rritjen e Shtetit Islamik, kohë kur edhe deklaruan kalifatin në territoret e pushtuara në Irak dhe Siri. Së bashku me Mosulin, përbëjnë dy prej qyteteve më të mëdha të gjendura nën kontrollin e ISIS aktualisht.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.8%
-
Keq
39.9%
-
Nuk e di
16.3%
Vota total: 1460
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA njofton një paketë të re ndihme për Ukrainën
9 Gusht, 22:55
-
Turistët zgjedhin Vlorën, rreth 1600 pasagjerë në një ditë! Kryesisht nga Italia: Na pëlqen natyra e mikpritja
9 Gusht, 22:40
-
Paris 2024/ Ja si transformohen medaljet olimpike pas një jave (VIDEO)
9 Gusht, 22:27
-
Lista e re me 'non-grata', SHBA do të publikojë së shpejti emrat e rinj, përfshihet edhe Shqipëria
9 Gusht, 22:21
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar muajin e kaluar
9 Gusht, 22:16
-
Mali i Zi/ Banorët e Kotorit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve
9 Gusht, 22:00
-
Mero Baze: Dëshmia nga SHBA që provon se Shkëlzen Berisha vendosi për kontratën e fishekëve kinezë në Gërdec
9 Gusht, 21:39
-
Vidhet pika e këmbimit në Shkodër! Dy të huaj mashtruan punonjësin e ‘Exchange’ dhe i morën paratë (VIDEO)
9 Gusht, 21:29
-
SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit
9 Gusht, 21:19
-
Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit
9 Gusht, 21:06
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë
9 Gusht, 20:55
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
9 Gusht, 20:44