Foto: Ushtarë iranian
Ushtria iraniane tha se do t'u japë Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara një "mësim historik" pas sulmeve ndaj qyteteve iraniane.
"Siç e kemi deklaruar tashmë, çdo bazë në rajon që ndihmon Izraelin do të jetë një objektiv i Republikës së shenjtë Islamike dhe forcave tona të armatosura, dhe ne nuk do të tregojmë asnjë hezitim", tha zëdhënësi i Forcave të Armatosura, Gjenerali i Brigadës Abolfazl Shekarchi.
Lajmi kryesor:
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, përgjigja e Teheranit: Godasim bazat amerikane në rajon! Raketa ndaj Flotës së Pestë amerikane në Bahrein, si dhe drejt Katarit, Emirate dhe Kuvajt (VIDEO)











