Ushtria izraelite aktivizon planin për evakuimin e 28 fshatrave në kufirin libanez

Ushtria izraelite aktivizon planin për evakuimin e 28 fshatrave në kufirin libanez

1697455793_hei.jpg

Ushtria izraelite njoftoi aktivizimin e një plani për “evakuimin e 28 fshatrave izraelite në kufirin libanez”, pas një shkëmbimi zjarri me Hezbollahun.

“Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Emergjencave, i lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes dhe ushtrinë izraelite, njofton zbatimin e një plani për evakuimin e banorëve të Izraelit verior në zonën e vendosur deri në 2 kilometra nga kufiri libanez në qendrat e strehimit të financuara nga qeveria. Zbatimi i planit u miratua nga ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant dhe krerët e autoriteteve lokale në rajonin verior u informuan për vendimin”, thuhet në një deklaratë për media të ushtrisë izraelite, duke radhitur gjithashtu vendbanimet që duhen evakuuar.

Për më shumë se një javë, situata në kufirin izraelito-libanez është tensionuar ndjeshëm, si dha ka pasur shkëmbime zjarri të kohëpaskohshme.

Më herët gjatë ditës, ushtria izraelite njoftoi vdekjen e një prej oficerëve të saj për shkak të një rakete antitank të lëshuar nga kufiri libanez, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.

Ditën e djeshme, Hezbollahu libanez lëshoi një deklaratë, duke marrë përgjegjësinë për sulmin e një kazerme izraelite dhe pesë objekteve ushtarake përgjatë kufirit jugor të Libanit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Irani: Shtetet e Bashkuara të përfshira në konflikt! Izraeli urdhëron evakuimin e 28 fshatrave pranë kufirit me Libanin! Biden: Pushtimi i Rripit të Gazës do të ishte një gabim


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare