VIDEO/Ushtria izraelite bombardon shtëpinë e liderit të Hamasit! BE mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e Jashtëm për të diskutuar që t'i jepet fund dhunës

Ushtria Izraelite thotë se ka bombarduar shtëpinë e liderit politik militant paelstinez Hamas, gjatë valës së sulmeve ajrore në Rripin e Gazës. Në një video të postuar në Twitter, ushtria izraelite thotë se ka goditur shtëpinë e Yahya Sinwar, udhëheqësi i përgjithshëm i grupit në territor.

Ushtria izraelite tha se kishte goditur shtëpitë e Yahya Sinwar dhe vëllait të tij Muhamed Sinëar, të cilin e përshkroi si kreun e logjistikës dhe fuqisë punëtore për Hamasin.  Sulmet ajrore izraelite në Gaza vranë të paktën 26 njerëz mëngjesin e së dielës, thanë zyrtarët atje.

Yahya Sinwar lideri i Hamasit

Nga ana tjetër militantët qëlluan më shumë raketa në drejtim të Izraelit, duke detyruar njerëzit që të largoheshin për tu strehuar. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se do të "vazhdojë të përgjigjet me forcë" ndaj sulmeve me raketa, pavarësisht thirrjeve nga komuniteti ndërkombëtar për t'i dhënë fund konfliktit të përshkallëzuar.

Nga ana tjetër shefi i politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Josepf Borrel në një shënim në Twitter lajmëroi se ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të ministrave të Jashtëm të BE-së ditën e martë. Borrel shton se BE do të diskutojë sesi mund të kontribuojë më mirë për t'i dhënë fund dhunës aktuale.

'Në funksion të përshkallëzimit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Palestinës dhe numrit të papranueshëm të viktimave civile, unë jam duke thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të BE të Martën. Ne do të koordinojmë dhe diskutojmë se si BE mund të kontribuojë më mirë për t'i dhënë fund dhunës aktuale'- tha Borell.

Ditën e sotme pritet që të zhvillohet edhe një takim Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar në lidhje me shpërthimin e ashpër të luftës mes Palestinës dhe Izraelit. Presidenti i SHBA Joe Biden telefonoi z. Netanyahu dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas për të shprehur shqetësimin në lidhje me situatën.

Që nga fillimi i luftimeve që nisën ditën e hënë, të paktën 174 njerëz janë vrarë në Gaza, përfshirë 47 fëmijë dhe 29 gra, me 1,200 të plagosur, sipas ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamas. Izraeli thotë se dhjetëra militantë janë mes të vdekurve. Dhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë nga sulmet e militantëve ndaj Izraelit, thonë zyrtarët izraelitë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:31
Lufta Izrael-Palestinë/ Ambasadorja e SHBA në OKB: Të gatshëm të ofrojmë mbështetje nëse palët kërkojnë armëpushim

Shtetet e Bashkuara kanë bërë me dije para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se janë të gatshme që të ndërhyjnë për armëpushim, nëse palët e kërkojnë. Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield ka deklaruar se SHBA do ofrojë mbështetje nëse palët kërkojnë armëpushim për t’i dhënë fund përkeqësimit të dhunës

“Shtetet e Bashkuara kanë punuar pa u lodhur përmes kanaleve diplomatike duke u përpjekur t’i japin fund këtij konflikti. Jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje nëse palët kërkojnë armëpushim për t’i dhënë fund përkeqësimit të dhunës ,”- tha ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Ora 14:57
Konflikti Izrael-Palestinë, Papa bën thirrje për qetësi: Zoti i krijoi qëniet njerëzore të barabarta, ndaloni përplasjen me armë dhe ecni në shtigjet e paqes

Nga ballkoni i Sheshit të Shën Pjetrit, Papa Françesku e nisi mesazhin tradicional të së Dielës duke folur për konfliktin në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës, ku kanë mbetur viktima më shumë se 170 vetë.

"Unë po ndjek me shumë shqetësim atë që po ndodh në Tokën e Shenjtë këto ditë, përplasjet e dhunshme të armatosura midis Rripit të Gazës dhe Izraelit rrezikojnë të përshkallëzohen në një spirale vdekjeje dhe shkatërrimi. Shumë të vdekur të pafajshëm, madje edhe fëmijë, kjo është e tmerrshme dhe e papranueshme, vdekja e tyre është një shenjë që ne nuk duam ta ndërtojmë të ardhmen por duam ta shkatërrojmë atë ”, tha papa Frençesku.

Konflikti midis izraelitëve dhe palestinezëve "është një plagë serioze në vëllazërinë midis qytetarëve" Pastaj Bergoglio shtron një pyetje retorike në favor të një reflektimi: "Ku do të çojë urrejtja dhe hakmarrja? A jemi vërtet duke menduar të ndërtojmë paqen duke shkatërruar tjetrin?" .

 "Zoti i krijoi qeniet njerëzore të barabarta, atëherë në emër të Zotit, unë apeloj për qetësi dhe, për ata që kanë përgjegjësi për të, të ndalojnë përplasjen e armëve dhe të ecin në shtigjet e paqes, gjithashtu me ndihmën e unitetit ndërkombëtar" dhe prandaj Papa arrin në përfundimin: "Izraelitët dhe Palestinezët të gjejnë rrugën e dialogut dhe faljes të nevojshme për një shpresë të përbashkët dhe bashkëjetesë midis vëllezërve".

Ora 13:27
Ministri i jashtëm gjerman thirrje për t'i dhënë fund dhunës: Izraeli dhe Palestina të nisin bisedimet! Përplasja mund të çojë në pasoja të paparashikueshme

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka bërë thirrje që t'i jepet menjëherë fund dhunës në Lindjen e Mesme.

Në një shënim në mediat sociale, Maas u ka bërë apel që të dyja palëve, Izraelit dhe Palestinës që të rinisin bisedimet.

'Ajo që duhet tani është: 1. fundi i sulmeve me raketa, 2. fundi i dhunës dhe 3. kthimi në bisedimet midis izraelitëve dhe palestinezëve dhe për një zgjidhje me dy shtete! Kjo është një përplasje mjaft shpërthyese që mund të çojë në pasoja të paparashikueshme, gjithashtu për rajonin në tërësi. Është e domosdoshme që të parandalojmë që kjo të ndodhë.'- shkroi Maas në Twitter

Ora 12:39
Përplasjet në Lindjen e Mesme, qeveria e Kosovës rreshtohet krah Izraelit: Ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, i cili prej ditësh është përshkallëzuar edhe për pasojë numri i viktimave është rritur.

Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë e dhjetëra shteteve të tjera iu është bashkuar edhe Kosova duke i dalë në mbrojtje Izraelit.

Ministria e Jashtne përmes një postimi në Twitter kanë thënë se si çdo shtet edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2 mijë raketave të qëlluara mbi civilët nga Hamasi.

“Si çdo shtet Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në shkrimin e kësaj ministrie.

Ora 12:28
Reagime pas goditjes së zyrave të agjencive AP dhe Al Jazeera në Gaza

1621160959_394EF000E4684F34B82BAA473A39DE82w1023r1s.webp

Një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza, ku ndodhen zyrat e agjensive Associated Press dhe Al-Jazeera, u shkatërrua nga sulmet ajrore izraelite të shtunën, pasi vazhdon të përshkallëzohet dhuna më e ashpër midis Izraelit dhe militantëve palestinezë që nga viti 2014.

Avionët izraelitë kryen sulme ajrore në Gaza dhe militantët e Hamasit u përgjigjën duke qëlluar me raketa në Izrael, ndërsa dhuna midis të dy palëve vazhdoi në natën e pestë.

Një ndërtesë 12-katëshe, me apartamente dhe zyra të tjera përveç organizatave mediatike, u rrëzua nga raketat izraelite pasi pronari i ndërtesës mori një paralajmërim me telefon nga ushtria izraelite një orë para sulmit se do të goditej.

Punonjësit e AP dhe banorët e tjerë u evakuuan menjëherë, por Al-Jazeera vazhdoi të transmetonte sulmet ajrore ndërsa ndërtesa u shemb.

"Al-Jazeera nuk do të heshtë", tha një drejtuese në transmetim. "Ne mund t'ju garantojmë për këtë."

Presidenti dhe drejtori ekzekutiv i agjensisë AP, Gary Pruitt tha në një deklaratë se organizata e lajmeve ishte "e tronditur dhe e tmerruar" për sulmin ndaj ndërtesës, ndërsa vuri në dukje se mori një paralajmërim nga Izraeli.

Zoti Pruitt tha se AP po kërkon informacion nga Izraeli dhe Departamenti amerikan i Shtetit në lidhje me sulmin, nga i cili 12 punonjës "shmangën për pak një humbje të tmerrshme të jetës".

"Bota do të dijë më pak për atë që po ndodh në Gaza për shkak të këtij sulmi që ndodhi sot," paralajmëroi zoti Pruitt.

Drejtori i përgjithshëm në detyrë i rrjetit Al Jazeera, Dr Mostefa Souag, e quajti sulmin ajror "barbar" dhe tha se Izraeli duhet të mbajë përgjegjësi.

Ushtria izraelite tha pa dhënë prova se e shkatërroi ndërtesën sepse operativët e inteligjencës brenda grupit militant islamik Hamas, po përdornin zyrat e medias si "mburoja njerëzore".

Qëllimi i këtij krimi të rëndë është të heshtë median, të fshehë masakrën dhe vuajtjet e patreguara të njerëzve të Gazës," tha ai në një deklaratë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Nënkoloneli Jonathan Conricus hodhi poshtë idenë se Izraeli po kërkonte t’i mbyllte gojën medias. "Kjo është plotësisht e gabuar, media nuk është në shënjestër," i tha ai agjencisë Reuters.

Ushtria izraelite tha pa dhënë prova se e shkatërroi ndërtesën sepse operativët e inteligjencës brenda grupit militant islamik Hamas, po përdornin zyrat e medias si "mburoja njerëzore".

Ushtria izraelite ka thënë gjatë gati një jave konflikti intensiv se sulmet e saj ndaj ndërtesave në Gaza kanë për qëllim goditjen e objektivave të përdorura nga Hamasi, grupi islamik që drejton enklavën.

Militantët e Hamasit kanë hedhur më shumë se 2,000 raketa në drejtim të Izraelit gjatë dhunës së fundit. Mjekët palestinezë thonë se të paktën 140 njerëz, përfshirë 39 fëmijë, janë vrarë në Gaza. Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë.

PRESIDENTI AMERIKAN BISEDON ME KRYEMINISTRIN NETANYAHU DHE PRESIDENTIN ABBAS

Presidenti amerikan Joe Biden foli me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas, tha Shtëpia e Bardhë të shtunën.

Presidneti Biden rikonfirmoi se Shtetet e Bashkuara "mbështesin fuqishëm të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur nga sulmet me raketa nga Hamas" në thirrjen që pati me zotin Netanyahu.

Presidenti Biden foli edhe me presidentin palestinez Mahmoud Abbas duke i përçuar mesazhin e angazhimit amerikan për të forcuar partneritetin e Shteteve të Bashkuara me palestinezët.

Shkatërrimi i ndërtesës erdhi një ditë pasi i dërguari i Presidentit Biden, Hady Amr mbërriti në Izrael mes përpjekjeve diplomatike për të rivendosur qetësinë.

I pyetur përse u shkatërrua e gjithë ndërtesa nënkoloneli Conricus tha: "Nuk kishte asnjë mënyrë për të shkatërruar vetëm objektet e Hamasit që ishin në ndërtesë. Ata zunë disa kate në ndërtesë dhe ishte e pamundur të rrëzoheshin vetëm ato. U konsiderua e nevojshme që e gjithë ndërtesa të shembej ".

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha Presidentit amerikan Joe Biden në një telefonatë se Izraeli po bën gjithçka për të shmangur dëmtimin e civilëve në luftimet e tij me Hamasin dhe grupet e tjera në Gaza.

Netanyahu tha se prova për këtë ishte se gjatë sulmeve të fundit izraelite në kullat shumëkatëshe "në të cilat grupet terroriste u sulmuan nga ushtria, civilët u evakuuan", thuhet në një përmbledhje të bisedës telefonike që u bë publike nga zyra e Kryeministrit Netanyahu.

Klubi Kombëtar i Shtypit me qendër në Uashington tha se sulmi i së shtunës në ndërtesën në Gaza kishte pasuar "bombardimet nga avionët luftarakë izraelitë të dy ndërtesave të tjera që strehonin më shumë se 12 media" më 11 dhe 12 maj.

"Kjo prirje shtron pyetjen nëse forcat izraelite po sulmojnë këto agjensi për të dëmtuar mbulimin e pavarur dhe të saktë të konfliktit," tha grupi në një deklaratë.

Një raport i rrjetit Al Jazeera mbi sulmin, i publikuar në faqen e tij në internet në gjuhën angleze, citoi gazetarin Safwat al-Kahlout të thoshte: “Unë kam punuar këtu për 11 vjet. Kam mbuluar shumë ngjarje nga kjo ndërtesë, ne kemi përjetuar përvoja personale. Tani gjithçka, në dy sekonda, u zhduk. ”

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki shkroi në Twitter, "Ne u kemi komunikuar drejtpërdrejt izraelitëve se garantimi i sigurisë dhe i sigurisë së gazetarëve dhe mediave të pavarura është një përgjegjësi kryesore".

Ndërtesa u shkatërrua disa orë pasi një tjetër sulm ajror izraelit në një kamp refugjatësh të mbipopulluar vrau të paktën 10 palestinezë, kryesisht fëmijë. Ishte sulmi i vetëm vdekjeprurës ajror që kur dhuna filloi të intensifikohej në fillim të kësaj jave. Një tjetër sulm ajror vrau të paktën dy njerëz, thanë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë.

Tensionet u shtuan më tej të shtunën ndërsa palestinezët shënuan Ditën Nakba ose Ditën e Katastrofës, duke përkujtuar shkatërrimin e atdheut palestinez në vitin 1948 për krijimin e Izraelit./Voa

Ora 09:51
Netanyahu falënderon Shqipërinë tek vendet që e mbështesin dhe paralajmëron: Nuk tolerojmë, do të godasim fort Hamasin dhe organizatat terroriste

162 persona, mes tyre edhe 43 fëmijë raportohet se kanë humbur jetën nga përplasjet luftarake mes Izraelit dhe Palestinës në ditët e fundit. Por Izraeli nuk tërhiqet nga sulmet dhe paralajmëron se do të godasin sërish organizatat terroriste. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu me anë të një postimi në Twitter, ka rreshtuar edhe Shqipërinë, pas SHBA-së, si një nga vendet që mbështet të drejtën e tyre për vetëmbrojtje. Më tej Netanyahu shton se Izraeli do të vijojë të godasë fort Hamsin dhe nuk do të tolerojnë.

'Faleminderit që qëndruat me vendosmëri me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste. Këto javë, miliona izraelitë u detyruan të futeshin në strehimoret e bombave, ndërsa raketat binin mbi qytetet tona. Disa izraelitë janë vrarë. Shumë të tjerë janë plagosur. Ju e dini dhe unë e di, asnjë vend nuk do ta tolerojë këtë. Izraeli nuk do ta tolerojë këtë. Nuk ka marrë ende fund. E kam thënë, ne do të godasim fort Hamasin dhe organizata të tjera terroriste. Dhe këtë po bëjmë!'- shkruan në disa postime në Twitter kryeministri Izraelit.

Postimi në Twitter i Netanyahut
M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë