“Ali Khamenei u mor si objektiv në një operacion të saktë dhe në shkallë të gjerë të kryer nga aviacioni izraelit, i udhëhequr nga informacionet e sakta të IDF, ndërsa ndodhej në selinë e tij qendrore në zemër të Teheranit, ku ishte së bashku me zyrtarë të lartë të tjerë.” Kështu deklaron ushtria izraelite në një njoftim, siç raporton Times of Israel. Forcat e Mbrojtjes Izraelite shprehen se kanë “vënë pikën mbi një kapitull që ka zgjatur dekada me eliminimin e udhëheqësit të boshtit terrorist iranian”.
“Khamenei ishte arkitekti i planit për të shkatërruar Shtetin e Izraelit dhe ishte i njohur si ‘koka e oktapodit iranian’, duke zgjatur krahët e tij në të gjithë Lindjen e Mesme dhe deri në kufijtë e Shtetit të Izraelit,” shton ushtria izraelite, “midis këtyre, më e rëndësishmja ishte organizata terroriste Hezbollah. Udhëheqësi Suprem i regjimit iranian ishte përgjegjës për sulmet terroriste ndaj Shtetit të Izraelit dhe duart e tij ishin të njollosura me gjakun e shumë civilëve në të gjithë botën.”
Sipas ushtrisë izraelite. avionët luftarakë të forcave ajrore izraelite hodhën mbi 1.200 municione gjatë sulmeve në Iran.
Lajmi kryesor:
Sulmet nga SHBA e Izraeli, Irani e konfirmon: Khamenei vdiq! Trump: Më mirë që Teherani të mos reagojë! Shpërthim në televizionin shtetëror






