Ushtria izraelite publikon video që tregojnë shumë tunele nën spitalin Al-Shifa në Gaza. Hamasi mohon se Shifa është përdorur për qëllime ushtarake.
Ushtria e Izraelit (IDF) postoi një video në X, ish-Twitter, me të cilën synon të dëshmojë thëniet e mëparshme se nën Spitalin al-Shifa në Gazën veriore ka një kompleks tunelesh.
Ushtria izraelite e vuri nën kontroll spitalin al-Shifa në Gaza pasi pretendoi se militantët e Hamasit po e përdornin spitalin si qendër komandimi dhe kontrolli.
Videoja e postuar nga IDF-ja nuk është arritur të verifikohet në mënyrë të pavarur. Në video tregohet hyrja e një tuneli që të çon në një dhomë me një aparat ajri të kondicionuar dhe banjo. IDF publikoi edhe një video të dytë, e cila u tha se është nga zona brenda tunelit.
Më parë IDF-ja ka publikuar video ku shiheshin armë që dyshohet se janë sekuestruar brenda spitalit dhe një tunel që kalon nëpër kompleksin spitalor.
Narrativa kontradiktore
Spitalet e Gazës kanë luajtur një rol qendror në narrativat kontradiktore dhe thëniet e kundërthëniet që po shoqërojnë luftën.
Spitalet kanë një status të veçantë mbrotjeje sipas ligjeve ndërkombëtare të luftës. Por ata mund ta humbin këtë status nëse përdoren për qëllime ushtarake.
Hamasi, që konsiderohet si organizatë terroriste nga BE-ja, SHBA-ja dhe të tjerë, si dhe stafi mjekësor i spitalit e mohojnë se al-Shifa është përdorur për qëllime ushtarake./DW
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7515
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIban/ Izraeli sulmon Bejrutin me raketa ‘bunker busters’, synonin oficerin e lartë të Hezbollahut! 16 viktima
23 Nëntor, 09:33
-
Lufta/ Bombardimet në Liban, një tjetër sulm ndaj forcave paqeruajtëse të UNIFIL, raportohet për 4 ushtarë të plagosur në bazën italiane! Reagojnë Meloni e Borrell
22 Nëntor, 16:28
-
Kryeministri i Hungarisë zotohet të shpërfillë urdhër arrestin ndërkombëtar për homologun izraelit, Orban: Do e ftoj Netanyahun, por s’do e zbatoj vendimin e gjykatës
22 Nëntor, 11:41
-
Urdhërarresti për Netanjahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Biden: Skandaloz! 44 mijë viktima në 13 muaj luftë
22 Nëntor, 07:28
-
Netanyahu reagon për mandat arrestin: Vendim atisemitik! Ai mund të arrestohet në 124 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë
21 Nëntor, 17:34
-
Lufta/ Gjykata e Hagës lëshon urdhërarrest për kryeministrin izraelit, Netanyahu, ish ministrin Gallant dhe liderin e Hamasit! Në akuzë për krime lufte
21 Nëntor, 13:16
-
Lufta/ Dhjetëra të vrarë nga bombardimet izraelite në veri të Gazës! Senati amerikan i jep dritën jeshile shitjes së tankeve Izraelit
21 Nëntor, 07:17
-
Lufta/ Izraeli bombardon nga ajri në Siri dhe Gaza, 43 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur!
20 Nëntor, 21:15
-
Takimi i G20, përparësi ndryshimet klimatike dhe ulja e varfërisë
20 Nëntor, 16:06
-
Provokimi i Netanyahut në plazhin e Gazës: Hamasi s’do qeverisë më kurrë në Rrip, japim 5 mln dollarë për çdo peng të liruar
20 Nëntor, 08:22
-
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim
19 Nëntor, 09:16
-
Lufta/ Media: Izraeli ka bombarduar pranë zyrës së OKB-së dhe Parlamentit në Liban
18 Nëntor, 09:22
Nuk merem me shkrimin,por n.q.s pamja ilustruse është reale tregon nj tynel të lënë jashtë fuksioni,dhe që forc. Usht.Izraelite dhe nj tombino e quajnë objekt si dhe shtëpitë e PALESTINEZËVE objektiva usht. Të Hamasit
Përgjigju