Ushtria izraelite (IDF) ka bërë sot thirrje civilëve që të largohen nga 25 zona në Libanin jugor. Ndërkohë më tej IDF dhe Shin Bet (siguria e brendshme) njoftuan vrasjen e terroristit Rawhi Mushtaha, kreut të qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur tre muaj më parë.

Forcat e mbrojtjes izraelite nënvizuan se Mushtaha u vra së bashku me zyrtarët Sameh al-Siraj, i cili mbante pozicionin e oficerit të sigurisë në byronë politike të Hamasit dhe Sami Odeh, kreu i "mekanizmit të përgjithshëm të sigurisë".

Sulmi kishte në shënjestër zyrtarët ndërsa ata fshiheshin në një tunel në Rripin verior të Gazës. Ushtria e përshkruan tunelin si "një ndërtesë nëntokësore të fortifikuar" që "shërbente si qendër kontrolli e Hamasit dhe lejoi militantët e nivelit të lartë të qëndronin brenda për periudha të gjata kohore".

Hamasi nuk e ka konfirmuar ende vdekjen e zyrtarëve të lartë. Por sipas IDF Hamasi po fsheh humbjet e tij për të mos dekurajuar ushtarët e vet.


Lajmi kryesor:

Izraeli godet Hezbollahun, Netanyahu urdhëron përgjigje ndaj Teheranit! Lideri i Iranit e paralajmëroi Nasrallah që të largohej! Biden: Po vlerësojmë me Izraelin mundësinë e bastisjes së naftës iraniane