Forcat izraelite kanë deklaruar se një Komandant i Hamasit, i cili po planifikonte sulme kundër ushtrisë së Izraelit, është vrarë ditën e djeshme gjatë një bastisjeje në Rripin e Gazës.

Sulmi vrau Younes Mohammed Hussein Alian, i identifikuar nga ushtria dhe Shin Bet si kreu i forcës detare të Hamasit në Rripin verior të Gazës.

Sipas IDF, Alian po punonte për të rivendosur autoritetin e Hamasit në Gazën veriore dhe kishte planifikuar të kryente sulme kundër trupave izraelite që vepronin në Rrip dhe Shtetit të Izraelit në të ardhmen e afërt.

"Terroristi u vra menjëherë, pasi ai përbënte një kërcënim real për trupat e IDF", thuhet në deklaratë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Irani konfirmon vrasjen e shefit të Sigurisë pas sulmeve izraelite! Media: Anija amerikane me 2.200 marinsa drejt Lindjes së Mesme