TIRANË - Qeveria përmes një p/ligji që ia propozon Kuvendit për miratim ka përcaktuar rregullat e karrierës për FA. Ligji ka për qëllim përcaktimin e kritereve për pranimin në FA, rendin e gradave, përparimin në gradë dhe karrierë, ndërprerjen e karrierës ushtarake, si dhe të autoriteteve përgjegjëse për zhvillimin e karrierës në FA. Sipas p/ligjit, karriera ushtarake është ecuria në funksion dhe rendin e gradave gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak aktiv. Në draft përcaktohet se ushtarakët e FA janë ushtarakë të shërbimit aktiv dhe ushtarakë në rezervë.
Ushtarakët e shërbimit të përkohshëm janë oficerët me gradë të ulët, ndërsa ushtarakë të shërbimit të karrierës janë oficerët me gradë major, nënkolonel, kolonel e oficerët me gradë madhore dhe nënoficerët me gradë rreshter, kapter dhe kryekapter. Pezullimi është ndërprerja e përkohshme e marrëdhënieve të punës për periudhën sa zgjat arsyeja e ndërprerjes. Në mbarim të kësaj periudhe, ushtaraku emërohet në përputhje me gradën që mban, me përjashtim të rastit kur dënohet me burgim. Ushtaraku pezullohet kur ndaj tij fillon ndjekja penale dhe vendoset masa e sigurisë, arrest në burg ose arrest në shtëpi etj.
Në këtë rast, pezullimi nuk zgjat më shumë se 4 vjet. Gjatë periudhës së pezullimit, ushtaraku nuk paguhet. Pezullimi i oficerit nga detyra bëhet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, ndërsa pezullimi i nënoficerit dhe ushtarit/detarit bëhet me urdhër të autoritetit që ka kompetencën e emërimit. Mosha minimale e pranimit në Forcat e Armatosura është 18 vjeç. Shtetasit, në momentin e titullimit oficer aktiv dhe ushtar/detar aktiv, nuk duhet të kenë mbushur moshën 27 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do titullohen oficerë dhe ushtarë/detarë aktivë, të cilët do të jenë personel mjekësor i Forcave të Armatosura dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç. Ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm del në lirim me dekret të Presidentit, me propozimin e Kryeministrit. Ndërsa oficerët me gradë madhore dalin në lirim me urdhër të Kryeministrit me propozim të ministrit të Mbrojtjes.
Gradat dhe karriera ushtarake në FA
Sipas p/ligjit, karriera ushtarake është ecuria në funksion dhe rendin e gradave gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak aktiv. Në draft përcaktohet se ushtarakët e Forcave të Armatosura janë ushtarakë të shërbimit aktiv dhe ushtarakë në rezervë. Ushtarakët e shërbimit aktiv janë ushtarakë të shërbimit të përkohshëm dhe ushtarakë të shërbimit të karrierës. Ushtarakët e shërbimit të përkohshëm janë oficerët me gradë nëntoger, toger dhe kapiten, nënoficerët me gradë nëntetar dhe tetar dhe ushtarët/detarët. Ushtarakë të shërbimit të karrierës janë oficerët megradë major, nënkolonel, kolonel dhe oficerët me gradë madhore dhe nënoficerët me gradë rreshter, kapter dhe kryekapter. Ushtarakë të shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura janë oficerë, nënoficerë dhe ushtarë/detarë. Në Forcat e Armatosura gradat u jepen oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve/detarëve, studentëve ushtarakë dhe ushtarakëve në rezervë.
Sipas p/ligjit të propozuar për miratim gradat ushtarake në Forcat e Armatosura klasifikohen:
a) Për oficerët aktivë: Grada madhore; grada të larta;grada të ulëta.
b) Për nënoficerët aktivë: Grada të larta; grada të ulëta.
Arsimimi dhe kualifikimi për përparim në gradë
Ushtarakët e Forcave të Armatosura, për të fituar gradën e radhës, duhet të plotësojnë kriteret e arsimimit dhe të kualifikimit, si më poshtë vijon:
a) Oficerët:
i. Nëntogeri, për të fituar gradën e togerit, të ketë kryer kursin bazë të oficerit ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
ii. Togeri, për të fituar gradën e kapitenit, të ketë kryer kursin e avancuar të oficerit ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
iii. Kapiteni, për të fituar gradën e majorit, të ketë kryer kursin themelor të oficerit të shtabit ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
iv. Majori, për të fituar gradën e nënkolonelit, të ketë kryer kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
v. Nënkoloneli, për të fituar gradën e kolonelit, të ketë kryer kursin e lartë të oficerit ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
vi. Koloneli, për të fituar gradën gjeneral brigade, të ketë kryer kursin e lartë për sigurinë dhe mbrojtjen ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
vii. Gradimi gjeneral major/nënadmiral dhe gjeneral lejtnant/admiral bëhet në bazë të meritave, përgatitjes dhe aftësive profesionale, të vlerësuara nga Komisioni i Veçantë i Karrierës.
b) Nënoficerët:
i. Nëntetari, për të fituar gradën tetar, duhet të ketë kryer kursin bazë të nënoficerit;
ii. Tetari, për të fituar gradën rreshter, duhet të ketë kryer kursin e avancuar të nënoficerit;
iii. Rreshteri, për të fituar gradën kapter, duhet të ketë kryer kursin e lartë të nënoficerit;
iv. Kapteri, për të fituar gradën kryekapter, duhet të ketë kryer kursin e kryekapterit.
c) Ushtarët:
i. Kursanti, për të fituar gradën ushtar/detar I, duhet të ketë kryer stërvitjen bazë;
ii. Ushtari/detari I, për të fituar gradën ushtar/detar II, duhet të ketë kryer stërvitjen individuale të avancuar.
Kurset dhe kualifikimet e kryera brenda dhe jashtë vendit, për efekt të përparimit në gradë, për të gjitha llojet e gradave, njësohen me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, me propozimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Kurset dhe kualifikimet e kërkuara nga legjislacioni nëfuqi, që regullon aktivitetin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe të shërbimit të policisë kriminale ushtarake, njësohen me kurset dhe kualifikimet e kërkuara për marrjen e gradave sipas këtij ligji, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes.
Pezullimi i ushtarakëve nga detyra
Pezullimi është ndërprerja e përkohshme e marrëdhënieve të punës për periudhën sa zgjat arsyeja e ndërprerjes. Në mbarim të kësaj periudhe, ushtaraku emërohet në përputhje me gradën që mban, me përjashtim të rastit kur dënohet me burgim.
Ushtaraku pezullohet:
a) kur ndaj tij fillon ndjekja penale dhe vendoset masa e sigurisë, arrest në burg ose arrest në shtëpi, deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga gjykata ose kur ndaj tij fillon procedimi penal për vepra penale që lidhen me detyrën;
b) për periudha studimi më shumë se 6 muaj, të ndërmarra me nismën e vetë ushtarakut dhe në lidhje me profesionin që ai ushtron;
c) me kërkesën e ushtarakut për të shoqëruar bashkëshortin/bashkëshorten, që emërohet jashtë shtetit në funksione zyrtare. Në këtë rast, pezullimi nuk mund të zgjatë më shumë se katër vjet.
Gjatë periudhës së pezullimit, ushtaraku nuk paguhet. Në rastin e parashikuar në shkronjën “a”, të pikës 2, të këtij neni, kur çështja penale pushohet ose kur me vendim gjykate të formës së prerë ushtaraku deklarohet i pafajshëm, ai emërohet në detyrë, i jepet paga bazë me të
gjitha përfitimet e tjera që nga çasti i pezullimit. Periudha e kohës së pezullimit nga detyra njihet si vjetërsi grade dhe shërbimi në Forcat e Armatosura, kur pezullimi ndodh për rastin e parashikuar në shkronjën “a”, të pikës 2, të këtij neni, dhe çështja penale pushohet ose kur me vendim gjykate të formës së prerë ushtaraku deklarohet i pafajshëm, ndërsa për rastet e parashikuara në shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 2, të këtij neni, periudha e pezullimit njihet vetëm për efekt të vjetërsisë së gradës. Pezullimi i oficerit nga detyra bëhet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, ndërsa pezullimi i nënoficerit dhe ushtarit/detarit bëhet me urdhër të autoritetit që ka kompetencën e emërimit.
Gradat ushtarake, sipas klasifikimit dhe shërbimit, të renditura nga më e larta te më e ulëta, janë:
a) Për oficerët aktivë:
a) Për oficerët aktivë:
Klasifikimi Grada Forca Tokësore/Ajrore Grada Forca Detare
i. Gradë madhore Gjeneral lejtnant Admiral;
ii. Gradë madhore Gjeneral major Nënadmiral;
iii. Gradë madhore Gjeneral brigade Kundëradmiral;
iv. Gradë e lartë Kolonel Kapiten i rangut I;
v. Gradë e lartë Nënkolonel Kapiten i rangut II;
vi. Gradë e lartë Major Kapiten i rangut III;
vii. Gradë e ulët Kapiten Kapiten Lejtnant;
viii. Gradë e ulët Toger Lejtnant;
ix. Gradë e ulët Nëntoger Nënlejtnant;
b) Për nënoficerët aktivë:

i. Gradë e lartë Kryekapter Kryekapter;
ii. Gradë e lartë Kapter Kapter;
iii. Gradë e ulët Rreshter Rreshter;
iv. Gradë e ulët Tetar Tetar;
v. Gradë e ulët Nëntetar Nëntetar;
c) Për ushtarët aktivë:
Titulli Grada Forca Tokësore/Ajrore Grada Forca Detare
i. Ushtar Ushtar IV Detar IV;
ii. Ushtar Ushtar III Detar III;
iii. Ushtar Ushtar II Detar II;
iv. Ushtar Ushtar I Detar I.
ç) Për studentët:
Titulli Lloji i gradës
Student Kadet
Në rast mospërparimi në gradë, ushtarët me gradën ushtar IV, nënoficerët me gradat nëntetar, tetar dhe oficerët me gradat nëntoger, toger, kapiten, që plotësojnë 14 vite shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, pavarësisht nga parashikimet e pikës 1, të nenit 14, të këtij ligji, dalin në rezervë. Koha e qëndrimit në një gradë në shërbimin aktiv llogaritet nga data e hyrjes në fuqi të urdhrit përkatës për dhënien e gradës.Koha e shërbimit në rezervë nuk llogaritet si kohë qëndrimi në gradë për gradim në shërbimin aktiv. Kriteret për gradimin e oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve në rezervë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes.
Mosha maksimale e qëndrimit në shërbimin aktiv
Oficeri me gradë madhore, pavarësisht nga mosplotësimi i moshës së përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, dhe i kritereve të përcaktuara në nenet 26 dhe 27, të këtij ligji, nxirret në rezervë apo lirim, kur plotëson njërin nga këto kritere: a) Kur pas kalimit të kohës së qëndrimit në një gradë sipas pikës 1, të nenit 13, të këtij ligji, nuk ka marrë gradën e radhës; b) Kur nuk ka kuota të lira për konkurrim për gradën e radhës, sipas tabelës së organizimit dhe pajisjeve. Oficerët, pas marrjes se gradës major dhe nënoficerët pas marrjes së gradës rreshter, nuk nënshkruajnë kontratë, por vazhdojnë shërbimin aktiv të karrierës dhe shërbejnë në shërbimin aktiv sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij neni.
Mosha minimale e pranimit në Forcat e Armatosura është 18 vjeç. Shtetasit, në momentin e titullimit oficer aktiv dhe ushtar/detar aktiv, nuk duhet të kenë mbushur moshën 27 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen oficerë dhe ushtarë/detarë aktivë, të cilët do të jenë personel mjekësor i Forcave të Armatosura dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç.
1. Koha minimale e qëndrimit në një gradë për fitimin e gradës së radhës është:
Forca Tokësore/Ajrore Forca Detare Koha në gradë
a) Ushtar I Detar I 1 vit;
b) Ushtar II Detar II 1 vit;
c) Ushtar III Detar III 1 vit;
ç) Ushtar IV Detar IV 3 vjet;
d) Nëntetar Nëntetar 3 vjet;
dh) Tetar Tetar 4 vjet;
e) Rreshter Rreshter 6 vjet;
ë) Kapter Kapter 5 vjet;
f) Nëntoger Nënlejtnant 3 vjet;
g) Toger Lejtnant 4 vjet;
gj) Kapiten Kapiten lejtnant 5 vjet;
h) Major Kapiten i rangut III 6 vjet;
i) Nënkolonel Kapiten i rangut II 5 vjet;
j) Kolonel Kapiten i rangut I 5 vjet;
k) Gjeneral brigade Kundëradmiral 3 vjet;
l) Gjeneral major Nënadmiral 3 vjet.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com