Tramontana di Mazara del vallo”, një anije peshkimi italiane është kapur dhe sekuestruar nga një anije patrullimi e ushtrisë libiane në Gjirin e Sirte.

Në bordin e anijes ndodheshin 7 anëtarë të ekuipazhit, të cilët u detyruan të shkonin drejt portit të Misurata.

Anija italiane ishte duke peshkuar bashkë me disa anije të tjera, kur disa ushtarak libian hipën në bordin e anijes.

Alarmin pë kapjen e peshkarexhës italiane e dha një anije tjetër peshkimi që ishte në të njëjtën kohë në zonën ku po peshkohej.

"Farnesina", përmes një deklarate tha se " arsyet për sekuestrimin, janë ndoshta të lidhura me aktivitetin e peshkimit, në ujëra të përcaktuara si" rrezik i lartë" dhe për këtë arsye nuk rekomandohet peshkimi nga Komiteti Ndërministror për Sigurinë, Transportin dhe infrastrukturën"