TIRANË – Dy ministre Mbrojtjeje, Mimi Kodheli e Shqipërisë dhe Fotini Gjenimata e Greqisë, kanë nënshkruar në Tiranë sot Planin e Bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes për vitin 2014.
Ka qënë Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila priti sot znj. Fotini Gjenimata, ministre plotësuese e Mbrojtjes e Greqisë, e cila, në krye të një delegacioni, ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare.
Burimet zyrtare njoftuan se ministrja plotësuese e Mbrojtjes së Greqisë, znj.Gjenimata, shprehu vulletin e qeverisë greke që marrëdhëniet mes dy vendeve të vazhdojnë të jenë të shkëlqyera në fushën e mbrojtjes, si dy vende partnere në rajon dhe anëtare të NATO-s.
Ministrja Gjenimata theksoi faktin se Shqipëria dhe Greqia kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë faktorë paqeje dhe stabiliteti për rajonin tonë.
Dy bashkëbisedueset shprehën vullnetin për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si në atë të trajnimit dhe edukimit, sidomos për sektorë specifikë të Mbrojtjes.
Ministrja ploësuese e Mbrojtjes së Greqisë, znj. Gjenimata pati një takim edhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo.
Redaksia online
(armanda shtëmbari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com