Ushtria në terren? Kodheli i përgjigjet
Manjanit: FA serioze, jo për kanabisin

Ushtria në terren? Kodheli i përgjigjet<br />Manjanit: FA serioze, jo për kanabisin
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i është përgjigjur deklaratave të Ylli Manjanit një ditë më parë që tha se nëse është e nevojshme duhet të zbresë në terren edhe ushtria për të fituar luftën me kanabisin, pasi sipas tij perceptimi është i madh te qytetarët.
 
Por Kodheli nga Lezha gjatë një aktiviteti i është përgjigjur Manjanit duke thënë se punët në demokraci janë të ndara, secili bën atë që i takon.
 
"Punët në demokraci janë të ndara, secili bën atë që i takon. Siguria është serioze dhe Forcat e Armatosura janë serioze dhe kur flasim për gjëra serioze, duhet të jemi të tillë" tha ministrja.
 
Manjani në bilancin e punës një vjeçare dje u pyet përpos të tjerave edhe për situatën e kultivimit të kanabisit në Shqipëri.
 
Ministri i Drejtësisë deklaroi se "nëse është e nevojshme për të dhënë një efekt reagues proporcional edhe ushtria mund të dalë. 
 
Nga  ky fenomen ose ndahemi tani që sa ka filluar ose nuk ndahemi më, pasi më vonë do të jetë e dhimbshme
" u shpreh ai.
 
 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave