Varrezat publike të qytetit të Kukësit janë përfshirë nga flakët para pak çastesh. Burime nga “Report Tv” mësojnë se zjarrin e kanë shkaktuar persona ende të paidentifikuar. Këta të fundit u kanë vënë flakën mbeturinave në shesh dhe si pasojë era ka përhapur flakët deri në afërsi të magazinave të OSHEE-së.
Mësohet se janë djegur vetëm shkurret përreth ndërtesës dhe janë vënë në rrezik materialet, ndërkohë ushtria dhe shërbimi i zjarrfikëseve po luftojnë me flakët për t’i shuar ato.

Zjarri në Kukës
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento
Komente

