Ushtria pastron 143 km rrugë
në Vorë gjenden dhe 3 predha

Ushtria pastron 143 km rrugë<br />në Vorë gjenden dhe 3 predha
TIRANE - Vazhdon aksioni për pastrimin e territorit dhe akseve rrugore, i forcave të ushtrisë, në bashkëpunim me inspektoriatin e Mjedisit. Sikurse është parashikuar në planin e masave, sot aksioni ka vazhduar me pastrimin e zonave pranë disa akseve rrugore kombëtare.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo kanë ndjekur nga afër fazën e tretë të aksionit të pastrimit të territorit nga mbetjet. Gjatë ditës së sotme ato janë ndalur në pikën doganore të Kapshticës ku forcat të shumta të ushtrisë ishin të angazhuara në pastrimin e terriotorit.
 
Më tej ato janë ndalur në të gjitha akset rrugore nga Kapshtica deri në Tiranë ku kanë parë nga afër punën e FA për pastrimin e mbetjeve.   
 
Në fjalën e saj ministrja Kodheli u shpreh: “Sot është faza e tretë e një betejë me papastërtinë. Siç e shikoni, si në Morinë ashtu edhe në Kapshticë pamja që shikojmë nuk është aspak dinjitoze”.
 
Në vijim të fjalës së saj ministrja Kodheli ka theksuar se duhet një bashkëpunim majft i ngushtë me qytetarët, pushtetin lokal dhe biznesin për pastrimin dhe mbajtjen pastër të territorit.
 
Ministrja Kodheli ka falenderuar të gjithë efektiva e Forcave të Armatosura që janë angazhuar në këtë aksion dhe ka vlerësuar maksimalisht sakrificën dhe shembullin e mirë që ato po japin. “Qortim për të gjithë ata që e konsiderojnë mjedisin një gjë të huaj”- u shpreh në përfundim  të fjalës së saj ministrja Kodheli. 

I pranishëm në aksionin e pastrimit ishte edhe ministri i Mjedisit Lefter Koka. Gjatë fjalës së tij ministri Koka ka falenderuar Forcat e Armatosura për punën kolosale që kanë bërë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve dhe komunitetit të tregohen më të kujdesshëm dhe ta mbajnë të pastër ambjentin në të cilin jetojnë.
 
Gjatë aksionit pastrimit Forcat e Armatosura pranë Vorës kanë gjetur edhe 3 predha artilerie të kalibrit 85 mm.

AKSET QE U PASTRUAN DITEN E SOTME
Burime zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes bënë të ditur se, gjatë ditës së sotme, aksioni për pastrimin e territorit vijon në akset Aksi Vorë-porti i Durrësit-Vorë; Aksi Rinas- Fushë Krujë; Elbasan-Librazhd-Përrenjas;
Aksi : Qafë Thanë – Rrajcë; Pogradec-Korçë (Qafë Plloç)
Aksi : Korçë-Kapshticë.
 
Në këtë aksion, janë angazhuar 1270 forca dhe 86 mjete. Ndërkohë u pastruan 143 km rrugë kombëtare.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës