/ATSH-AFP/ - Ushtria gjermane njoftoi sot se do të përfundojë misionin e saj në Turqi, ku ka dislokuar raketat "Patriot" që nga janari i vitit 2013 për mbrojtjen e vendit nga kërcënimet e Sirisë.
"Mandati aktual i Bundeswehr-it do të përfundojë më 31 janar 2016 dhe nuk do të rinovohet", raportoi ushtria në një deklaratë në faqen e saj në internet.
"Së bashku me partnerët tanë të NATO-s do të mbrojmë popullatën turke ndaj sulmeve me raketa nga Siria", shpjegoi ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, cituar në një deklaratë.
"Do të përfundojmë këtë angazhim në janar 2016. Kërcënimi në këtë rajon të tronditur nga kriza tani ka natyrë tjetër", tha ajo. Ky kërcënim vjen tashmë nga organizata e Shtetit Islamik.
/Shqiptarja.com