Serbia vazhdon të provokojë me ushtrinë e nxjerrë në gatishmëri afër kufirit me Kosovën. Në mëngjesin e sotëm janë vërejtur lëvizje të artilerisë së rëndë ushtarake, veprim që ishte paralajmëruar nga ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç.
Dje nuk dha detaje për shkaqet e këtij vendimi, por këtë të mërkurë, ministri Vuçeviç sqaroi se presidenti Aleksandar Vuçiç ka urdhëruar rritjen e gatishmërisë luftarake, pasi disa dronë “kanë hyrë nga Kosova në territorin e Serbisë qendrore”.
Por homologu i tij i Kosovës Armend Mehaj, i mohoi këto deklarata, duke i quajtur një pretekst për rritjen e pranisë së trupave ushtarake në kufi.
Disa media në Serbi transmetuan dje informacione se dronët pa pilotë “po filmonin aktivitete në zonën e sigurisë tokësore dhe në dy kazerma që sipas raportimeve ndodhen në Merdare dhe rrethinat e Rashkës.
Vuçiç ka rreaguar menjëherë duke urdhëruar që “çdo objekt i tillë të eliminohej ose të vihej nën kontrollin serb”.
Këto tensione vijnë në kohën kur në Kosovë po zbatohet plani i Qeverisë së vendit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe në targa RKS, apo Republika e Kosovës. Ky plan - në tre faza - filloi të zbatohet nga 1 nëntori dhe do të përfundojë deri më 21 prill, 2023. Deri më 21 nëntor Kosova do të zbatojë vetëm masën e qortimit, nëpërmjet një letre të tillë.
Ndërkohë sipas mediave të Kosovës një tjetër mjet që i përket një shtetasi serb është djegur në zonën veriore të vendit të populluar me serbë.
Vetem ndaj civileve eshte e forte ushtria serbe, po kunder civileve qe nuk kane arme.
Përgjigju