Ushtria turke kap edhe gruan e liderit të ISIS Abu Bakr al-Bagdadi

Ushtria turke kap edhe gruan e liderit të ISIS Abu Bakr al-Bagdadi

Ankaraja zyrtare ka njoftuar se ushtria turke në Siri ka kapur gruan e  ish-liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi, i vetëvrarë dy javë më parë gjatë një operacioni ushtarak realizuar nga forcat special amerikane në Siri.

Lajmi u bë i ditur nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një takimi që ai pati me student të Universitetit shtetëror të Ankarasë.

Erdogan me këtë rast nuk la pa ironizuar edhe Presidentin amerikan Donald Trump. Ai tha se ‘veç fitores së shkëlqyer të amerikanëve që vranë liderin e ISIS Al Bagdadi, ne nuk kemi bërë më pak me kapjen e motrës dhe gruas së tij”.

 “Ne kemi kapur bashkëshorten e tij, por nuk e bëmë të madhe. Këtë po e them këtu për të parën herë. Në të njëjtën kohë ne kemi kapur edhe motrën dhe kunatin e Al-Bagdadit në Siri”.

Njëra nga gratë e al-Bagdadit u ndalua vitin e kaluar nga militantët kurdë dhe ushtria amerikane.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)