Ushtria ukrainase ka konfirmuar të mërkurën se është tërhequr nga qyteti strategjik Vuledar, në lindje të vendit.
“Komanda e lartë ka dhënë leje për tërheqjen e njësive nga Vuledari, në mënyrë që t’i ruajmë personelin dhe pajisjet luftarake, dhe për të marrë pozicion për veprime të mëtejshme", tha formacioni i forcave tokësore i Ukrainës, Hortitsia, i cili komandon rajonet lindore duke përfshirë Donjeckun.
Forcat ruse kryen sulme të pareshtura përreth qytetit për ta shkatërruar mbrojtjen ukrainase, duke kërcënuar rrethimin e qytetit, tha komanda.
Trupat e Moskës, me të mëdha në numër dhe pajisje, kanë ecur përpara ngadalë në Ukrainën lindore, pavarësisht humbjeve të mëdha. Ndërkohë, Ukraina u është lutur vazhdimisht aleatëve të vet perëndimorë për t'i dhënë armë më të përparuara dhe për ta lejuar t’i godasë shënjestrat ushtarake më thellë brenda Rusisë.
Vuledari, një qytet i braktisur me një popullsi prej rreth 14.000 banorësh para luftës, ka qenë në qendër të një beteje të ashpër prej kur Moska e nisi pushtimi e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Qyteti, i vendosur mbi një kodër, është shkatërruar pothuajse plotësisht, por ai vazhdon të ketë rëndësi strategjike për mbrojtjen e rrugëve të furnizimit të Rusisë dhe mund të shërbejë si një trampolinë drejt Pokrovskut, një qendër komunikimi rreth 80 kilometra në veri, të cilën Moska ka muaj të tërë që synon ta pushtojë.
Kanalet ruse në Telegram postuan video të trupave që valëvitnin flamurin rus mbi ndërtesat e shkatërruara në Vuledar./REL
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.2%
-
Pak
9.2%
-
Aspak
74.6%
Vota total: 185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Lufta/ Moska sulmon me flotë dronësh Kievin! Ushtarët rus qëllojnë njëri-tjetrin për të shmangur frontin
3 Janar, 08:52
-
Lufta Ukrainë-Rusi/ Një vit i zi për Moskën, 433 mijë ushtarë të vrarë dhe të plagosur më 2024!
2 Janar, 15:09
-
Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025
2 Janar, 13:30
-
Lufta/ Marina e Ukrainës: 37 mijë dronë rusë të shkatërruar më 2024! Moska: Rrëzuam 13 mjete pa pilot të Kievit
2 Janar, 09:20
-
Në front kundër Ukrainës për të ulur vitet e dënimit, vritet në betejë ish-lojtari i kombëtares ruse të futbollit
30 Dhjetor 2024, 13:23
-
SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus
27 Dhjetor 2024, 20:13
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor 2024, 23:01
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor 2024, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor 2024, 21:06
-
Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani
26 Dhjetor 2024, 15:09
-
Lufta/ Rusia sulm masiv me raketa në Kharkiv ditën e Krishtlindjes! Zelensky: 2025 të bëhet viti i paqes për Ukrainën
25 Dhjetor 2024, 08:15