Një 39-vjeçar është arrestuar në Beratit, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Sipas policisë bëhet fjalë për personin me iniciale S. R.
Policia e ka arrestuar pasi ai në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, me iniciale E. H., si dhe e ka kërcënuar.
"Berat Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. R., 39 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases E. H., dhe e ka kërcënuar atë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale Dhuna në familje", thotë policia.