GRAMSH- Një 34-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme në Gramsh pasi ka goditur oficerin e policisë. Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se 34-vjeçari është identifikuar si A. D. banues në Gramsh.
34-vjeçari ka goditur në krye të detyrës oficerin e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Gramshit dhe për pasojë është arrestuar.
"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 34 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka goditur për shkak të detyrës oficerin e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Gramshit", shkruhet në njoftimin e Policisë.