KORCE - Dhunonte fizikisht prindërit, është vënë sot në pranga.

Është kjo historia e një familjeje nga fshati Pirg i Korçës, e cila pason ngjarjen makabre të disa ditëve më parë, ku në Elbasan babai vrau djalin e tij pas dhunës që ky i fundit ushtronte ndaj të atit, të shoqëruara këto edhe nga konflikte të tjera familjare.

Eduart Hoxhaj, 34 vjeç është arrestuar nga policia e Korçës, pasi prindërit e tij bënë denoncim në komisariat se djali ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme kundrejt tyre.

Ndërkaq, Gjykata ka lëshuar urdhrin e mbrojtjes për dy prindërit e 34-vjeçarit.

Më 30 janar 65-vjeçari Engjëll Ucaj nga qyteti i Elbasanit, vrau me breshëri automatiku djalin e tij Sokolin 27 vjeç, dhe nusen e tij italiane 24 vjeçaren Giulia Baldassarre. 65-vjeçari kishte denoncuar në polici dhunën fizike që djali ushtronte ndaj tij, ndërsa vetëm pak orë pas denoncimit ndodhi ngjarja makabre e krimit të dyfishtë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)