Një 28-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi akuzohet për dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. I akuzuari është personi me inicialet O. B, ndërsa është arrestuar nga efektivët e komisariatit numër 2.
Sakaq po nga policia e Tiranës janë arrestuar edhe tre persona të tjerë të cilët kanë bërë shkelje në drejtim të mjetit.
Konkretisht M.P., 31 vjeç, pasi në rrugën "Papa Gjon Pali", është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l.
S.L., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi fëmijen e mitur me iniciale A.S., 7 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
V.M., 47 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit së policisë për të bërë testin e alkolit, pasi dyshohej se drejtonte mjetin nën efektin e alkolit.