VLORË- Në një kohë kur puna për “goditjen” e paligjshmërisë vijon, policia e Vlorës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për vepra të ndryshme penale.
Një 51-vjeçar A.P, banues në Ksamil është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Një tjetër pëson, F.H 43 vjeç është shpallur në kërkim pasi kultivonte kanabis në një tokë në fshatin Vërmik.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komento