Një 47 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit.

47 vjeçari me iniciale A.SH banues në fshatin Gjinar dyshohet se ka dhunuar prindërit e tij dhe më pas është larguar.

Policia është vënë në kërkim të tij dhe po punohet për kapjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Elbasan.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës  së Parë Elbasan dhe po punohet për kapjen e  shtetasit A. Sh., 47 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.