Vinte baste në lokalin e tij, arrestohet pronari i lokalit, sekuestrohen 62 mijë lekë

Vinte baste në lokalin e tij, arrestohet pronari i lokalit, sekuestrohen 62 mijë lekë

TIRANË- Një 52-vjeçar është arrestua pasi u konstatua duke ushtruar lojëra fati të paligjshme, nëpërmjet lotarive sportive. 52-vjeçari e ushtronte aktivitetin në një lokal në pronësi të tij, konkretisht në rrugën “Selman Riza” në Tiranë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Z. T. Ndërkohë, policia ka sekuestruar dy aparatura dekoder dhe një aparat celular që përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit dhe 62.500 lekë të rinj, që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë