Një 41-vjeçare u arrestua në Fier në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni”.

41-vjeçarja ushtronte prostitucion në ambiente të ndryshme në qytetin e Fierit. 

Ndërkaq, policia nisi hetimet për 3 persona, pasi përfituan nga kjo veprimtari kriminale.

Në kuadër të operacionit, u sekuestruan dy celularë në cilësinë e proves materiale.

Njoftimi i policisë

DVP Fier/Finalizohet operacioni i koduar "Destinacioni".

Arrestohet në flagrancë 1 shtetase që ushtronte prostitucion.  

Procedohen penalisht 3 shtetas që kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. 

Sekuestrohen 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetase që ushtronte prostitucion, kanë organizuar operacionin e koduar "Destinacioni", për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasja: 

-A. Xh., 41 vjeçe, banuese në Patos.

Kjo shtetase dyshohet se ushtronte prostitucion në ambiente të ndryshme në qytetin e Fierit. 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: E. Sh., 41 vjeç, T. Ç., 39 vjeç dhe M. B., 34 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”, pasi kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.