Uzina e naftës në Ballsh u përurua
nga Rama vetëm një javë më parë

Uzina e naftës në Ballsh u përurua<br />nga Rama vetëm një javë më parë
Uzina e naftës në Ballsh e cila shpërtheu orët e vona të një nate më parë, kishte vetëm 2 muaj në gjendje pune. Ajo nisi nga puna, pas një ndërprerje disa mujore, në muajin shtator në prani të zv/kryeministrit Niko Peleshi dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.

Rreth 1200 persona janë punësuar brenda këtyre dy muajve në rafineri. Ndërsa një javë më parë, në katër nëntor, Uzina është inauguruar nga Kryeministri Edi Rama i cili shoqërohej nga ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

Kryeministri u shpreh se riaktivizimi i saj përbën një ngjarje pozitive për ekonominë kombëtare, por edhe atë familjare, pasi punëtorët e saj rifituan punën.

Rafineria e naftës në Ballsh u përfshi mbrëmë nga flakët pas shpërthimit të bombolës së hidrogjenit. Një i vdekur dhe shtatë të plagosur është bilanci i kësaj ngjarje. 

[gallery]19594[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS