"V' e vaksinave të jetë 'V' e fitores/ Qeveria e Singaporit publikon një video për të nxitur njerëzit të vaksinohen!
Për të mposhtur pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, rruga më e sigurte është vaksinimi e megjithatë shumë qytetarë në mbarë botën po tregohen skeptikë duke mos u vaksinuar.
Redaksia5 Maj 2021, 12:10 | Përditesimi: 5 Maj 2021, 12:20
Për të mposhtur pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, rruga më e sigurte është vaksinimi e megjithatë shumë qytetarë në mbarë botën po tregohen skeptikë duke mos u vaksinuar.
Në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për t’u vaksinuar shumë vende kanë marrë nisma të shumta. E fundit është ajo e qeverisë së Singaporit, pas vaksinimit të një të pestës së popullsisë së tij Singapori po përqëndron fuqitë në fushatat informuese për të vazhduar procesin masiv të inokulimit.
Shteti kohët e fundit u konsiderua si vendi më i mirë në luftën kundër pandemisë dhe ka arritur të mbajë numrin ditor të rasteve nën 50 për muaj. Por videoja e saj më e fundit e shëndetit publik e cila ka krijuar një këngë rap për të nxitur njerëzit të vaksinohen kundër Covid-19, u bën thirrje njerëzve të mos vetë kënaqen. Protagonistët e klipit janë disa interpretues të 'Phua Chu Kang Pte Ltd', një sitcom i njohur i viteve '90.
Një nga personazhet që shfaqet është komediani Gurmit Singh, i cili luan rolin e Phua Chu Kang, një kontraktor i çuditshëm.
"Së bashku mund të fitojmë. Është koha të vaksinohemi të gjithë. Sepse 'V' e vaksinave duhet të jetë ajo për fitoren", thotë ai. Me këtë video, qeveria e Singaporit dëshiron të lehtësojë shqetësimet e njerëzve në lidhje me rreziqet e mundshme të vaksinave, veçanërisht për të moshuarit ose njerëzit me probleme shëndetësore.