TIRANE - Në emisionin “Urbanika” ditën e sotme është diskutuar rasti i Rabie Trampës, nëna e 5 fëmijëve e cila u gjet e vrarë dhe e djegur më 3 prill të vitit 2011 në fshatin Sebisht të komuna Stërblevë, në rrethin e Elbasanit.
Siç dëshmon vëllai i saj, Veli Alla ekspertiza në fillim ka deklaruar që motra e tij ishte vetëdjegur, por pas këmbënguljes së familjarëve për zbardhjen e ngjarjes dhe zhvarrimin e kufomës është vërtetuar e kundërta. Familjarët e Rabie Trampës kanë bërë disa herë kërkesë në Prokurorinë e qytetit të Elbasanit dhe pas më shumë se një viti e gjysmë, në 30 korrik 2012 është bërë zhvarrimi i kufomës dhe nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se trupi fillimisht është vrarë pastaj është djegur.
Veli Alla, i cili denoncoi rastin sot në emisionin “Urbanika” kërkon që të vihet para drejtësisë autori i kësaj vrasje, pasi deri tani nuk është dënuar asnjë.
“Rezultati negativ i ekzaminimit toksikologjik mbi praninë e oksidit të karbonit, gjë që tregon se djegia mund të jetë shkaktuar pas vdekjes, në përputhje kjo me të dhënat hetimore që ka një dyshim se ajo mund të jetë djegur pas vdekjes, të gjitha këto e bëjnë të pamundur përcaktimin e shkakut të vdekjes. Ekspertët mjekoligjor kanë hedhur poshtë rezultatin e parë të ngjarjes i cili ishte në kqyrjen e parë të kufomës menjëherë pas ngjarjse, përcaktimi i shkakut të vdekjes: asfiksia mekanike nga djegia pulmonare, në mungesë të kryerjes së autopsisë ka qenë krejtësisht i gabuar”, shkruhet në ekzaminimin mjeko-ligjor që i është bërë kufomës pas zhvarrimit më 30 korrik 2012.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com